Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Film horror shqiptar në festivalin e Australisë
 
Shperndaje
ikub#: 1711080183
Filmi horror shqiptar “Bloodlands”, me skenar dhe regji nga Steven Kastrissios, nën interpretimin e aktorëve Gëzim Rudi, Ilire Vinca, Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Emiljano Palali, Dritan Arbana, Florist Bajgora, Enxhi Cuku, do hapë Festivalin e Filmit Horror në Sidnej të Australisë, që nis më datë 29 nëntor.

Filmi “Bloodlands” në ekranin e kinemasë shqiptare për publikun u shfaq më datë 22 shtator. Ai tregon historinë e një gruaje, e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Ajo largohet në mal, ku edhe shndërrohet në një shtrigë të vërtetë, e cila mbledh rreth vetës një grup njerëzish, të cilët njëlloj si asaj shoqëria ua ka kthyer shpinën. Së bashku me grupin e saj ajo vendoset që të kthehet dhe të fillojë hakmarrjen. Ngjarja zhvillohet në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë.

loading...




Marre nga Balkanweb
Shfleto artikuj te tjere per: AUSTRALIA BLOODLANDS FESTIVALI FILMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved