Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ndahet nga jeta Mërkur Bozgo
 
Shperndaje
ikub#: 1711110013
Mëngjesi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për artin dhe artdashësit shqiptar.
Aktori i njohur, Mërkur Bozgo ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçar. Prej kohesh vuante nga një sëmundje e rëndë.
I lindur në 24 mars të vitit 1937, Bozgo përfundoi studimet e larta për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës (1961) dhe më pas fillon punë në Estradën e Tiranës deri në 1968-ën. Për 7 vite punoi në televizion dhe që prej vitit 1975, Mërkuri bëhet pjesë e Teatrit Kombëtar, asokohe “Teatri Popullor”.
Roli i tij i parë në kinematografi qe në filmin, “Estrada në Ekran”, në vitin 1968 ndërsa i fundit në “Gjoleka, djali i Abazit” në 2005-ën.
Përveçse me nje galeri të tërë rolesh në teatër, Bozgo ka interpretuar në disa filma si “Në fillim të verës (1975)”, “Emblema të dikurshme (1979)”, “Agimet e stinës së madhe (1981)”, “Tela për Violinë (1987)”, “Stolat në Park (1988)” etj.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ARTI MERKUR BOZGO TEATRI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved