Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Tirana Film Festival ndan çmimet
 
Shperndaje
ikub#: 1711130168
Me dy trofe për një film që eksploron temën e korrupsionit, Tirana International Film Festival mbylli edhe për këtë vit rrugëtimin e tij.
Filmi “Glory”, një produksion greko-bullgar, ka marrë trofeun e filmit më të mirë artistik në edicionin e 15-të në Tirana International Film Festival. 
Mbrëmja e ndarjes së çmimeve u zhvillua në kinema “Agimi”, ku për 9 ditë dashamirësit e kinemasë kanë mundur të ndjekin mbi 250 filma nga e gjithë bota, me metrazh të gjatë, të shkurtër, dokumentarë, eksperimentalë e të animuar. I shpërndarë në disa salla kinemash, por edhe teatrosh, TIFF ofroi gjatë kë- tyre ditëve jo vetëm një garë filmash, që rroknin tema nga më të ndryshmet që lidhen me shqetësimet e njeriut bashkëkohor, por edhe biseda e homazhe për kineastë të ndarë nga jeta, por që kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë. Një ndër ta ishte edhe Viktor Gjika, i cili këtë vit do të duhej të festonte 80-vjetorin e lindjes dhe i ka lënë arkivës së filmit shqiptar krijime të arrira, ndër të cilët ata të paharrueshmit “Nëntori i dytë” e “Gjeneral gramafoni”.
ÇMIMET
Ndonëse programi i këtij viti ofronte filma mjaft të mirë, juria u ndal tek ai me regji nga Kristina Grozeva dhe Petar Valchanov. “Glory” ka një fabul sociale, realiste, që eksploron temën e korrupsionit, ndryshimet klasore dhe ndarjen ruralo-urbane në shoqërinë bashkëkohore bullgare. Juria e shpalli fitues këtë film me motivacionin: “Një film që i flet çdo kohe, çdo vendi dhe çdo shoqërie, me një zhvillim të jashtëzakonshëm të një subjekti të thjeshtë, që të gjithë e jetojmë çdo ditë. Një film me një forcë të madhe në mesazhin e tij, por dhe një vepër artistike me vlerë emocionale dhe estetike”. Filmi “Glory” gjithashtu u vlerësua edhe me çmimin e jurisë së medias. Regjisori më i mirë u shpall Gentian Koçi për filmin “Daybreak”, me motivacionin: “Një koncept i qartë regjisorial, një imazh i ndërtuar në çdo komponent në funksion të këtij këndvështrimi. Një gjuhë e thjeshtë kinematografike, që përcjell mesazhe të rëndë- sishme të realitetit tonë”. Për skenarin më të mirë u vlerë- sua filmi “T’padashtun” nga regjisori nga Kosova, Edon Rizvanolli, me motivacionin: “Një ndërthurje e veçantë ndërmjet dëshirës për të krijuar të ardhmen, përballë një të kaluare që e mban peng. Një mekanizëm i ndërtuar përsosmërisht, ndërmjet kohës, mentalitelit, dramës dhe personazheve, që të befason me forcën emocionale”. Filmi më i mirë dokumentar u shpall “On the Edge” nga regjisori sirian, Lifeby Yaser Kassab, për “Një tregim personal tronditës mbi atë që do të thotë të mbash zi dhe se ç’do të thotë të çrrënjosesh, mbi gjendjet transitore dhe të paqarta të ekzistencës”. Ndërsa filmi më i mirë me metrazh të shkurtër, “The Gold Rush”, nga Raúl de la Fuente, Spanjë, si “një narracion mjeshtëror që zgjerohet hap pas hapi nga një tragjedi lokale në Mozambik në një tragjedi me përmasa botërore. Shembull klasik i stilit të rrëfimit flutur që të trondit hap pas hapi deri në fund të tij”.
 
loading...




Marre nga Panorama
Shfleto artikuj te tjere per: CMIMET TIRANA FILM FESTIVAL

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved