Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Jean-Claude Van Damme do të flasë shqip
 
Shperndaje
ikub#: 1711160092
Aktori i njohur Jean-Claude Van Damme kësaj here do të flasë shqip! Po! Filmi i ri titullohet “Kill’em all”. Në kinematë botërore është pritur shumë mirë! Protagonisti luan rolin e një personazhi me origjinë shqiptare të cilit i vrasin të atin kur është fëmijë, vetëm 11-vjeç!
Aktori kërkon të hakmerret për humbjen e të atit, i cili ka qenë gazetar në profesion e aktivist, i vrarë nga serbët si pasojë e shkrimeve të tij të botuara kundër tyre! Ai do të arrijë të bëhet pjesë e bandës mafioze serbe duke qëruar pranë vrasësve të të atit, e duke i vrarë të gjithë anëtarët e bandës që nga udhëheqësi i tyre.
Van Damme, në rolin e personazhit Filip Shala do të flasë shqip, duke përmendur disa herë fjalën “Nanë” në skenat ku paraqitet si fëmijë i cili largohet prej nënës së tij. Protagonisti do të luftojë i vetëm kundër serbëve, i ndihmuar edhe prej një infermiereje, duke u hakmarrë për të atin e vrarë pas shpërbërjes së Ish-Jugosllavisë.
“Kill’em all” është realizuar me skenarin e Pjetër Malota, regjinë e Autumn Reeves, muzika nga Aldo Shllaku dhe përfshin në kastin e aktorëve emrat si Maria Counchita Alonso dhe Peter Stormare.
 
loading...




Marre nga Bordo
Shfleto artikuj te tjere per: FILMI JEAN-CLAUDE VAN DAMME SERBIA SHQIP

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved