Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Portretet e jashtëzakonshme femërore të fotografit Paolo Roversi
 
Shperndaje
ikub#: 1711160097
Paolo Roversi është një nga fotografët më të mirë të kohërave tona. Fotografitë e tij të jashtëzakonshme kanë zaptuar kopertinat e revistave më të mira botërore për dekada të tëra.

Sot hapet galeria e tij ‘Paolo Roversi: Storie’, në Palazzo Reale, Milano. Një festival fotosh, një panel katër ditor me leksione dhe shfaqje në të gjithë qytetin.

Ai është një mjeshtër i padiskutueshëm i fotografisë. Ka prodhuar breza të tërë me artistë të cilët gjithashtu kanë bërë historinë moderne të fotografisë së modës, por ai sërish mbetet uniku dhe i papërsëritshmi.

Është mjeshtër i ndriçimit ai hedh në foto atë që mund të quhet fare mire drita sentimentale. Vizioni i tij i fotografisë është poetik dhe i thellë. Qasjet e tij brendësore dhe meditative janë të jashtëzakonshme.

Në ekspozitën që hapet sot dhe zgjat 4 ditë është përpjekur të evidentohet ana e tij eksperimentale gati surrealiste.

Roversi është një njeri elegant dhe i rezervuar, po ashtu si edhe fotografitë e tij ai ka një qetësi dhe një magnetizëm intensiv.

Ka lindur në vitin 1947 në Ravenna, një qytet i vogël në rajonin e Emilia-Romagna, Itali.

E ka filluar fotografinë krejt rastësisht dhe e ka nisur si fotoreporter në vitin 1970, duke punuar për Associated Press. Puna e tij e parë, me të cilën ka tërhequr edhe vëmendjen ka qenë dokumentimi i varrimit të Ezra Pound në Venecia në vitin 1972.

Rrënjët e tij ikonografike vijnë nga Italia, vendi ku u lind ai, Ravenna, është plot thesare artistike, me një të kaluar antike dhe të lavdishme. Kishat e saj janë të mbushura me mozaikë të arta, ikona. E pasur në imagjinatën e pafund.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ART FOTOGRAFI HISTORI MODE PAOLO ROVERSI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved