Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Inva Mula, merr titullin “Anëtare nderi” në Kanada
 
Shperndaje
ikub#: 1711230250
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, ishte e ftuar speciale e ceremonisë festive tashmë të përvitshme me rastin e Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Provincë.
Ceremonia e zhvilluar një nga sallat e Parlamentit të Ontarios/ Kanada, përcolli emocione të bukura për të gjithë shqiptarët që shijuan e duartrokitën perfomancën e sopranos.
Mbrëmja festive u moderua nga aktorja dhe këngëtarja kanadeze, Ana Golja që ka mbështetur komunitetin e shqiptarëve edhe më herët. Po kështu, të pranishëm në aktivitet ishin edhe dy artistë të tjerë të shquar shqiptaro-kanadezë Jani Papadhimitri dhe Rudin Lengo.
Veprimtaria u organizua nga grupi parlamentar liberal në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze(Toronto) dhe drejtuesen e grupit të trashëgimisë, Ruki Kondaj. Me këtë rast shoqata nderoi me titullin anëtar nderi disa persona, mes tyre edhe sopranon Inva Mula shkruan ‘ata’
Vitin e kaluar, parlamenti i Ontarios e ktheu në ligj propozimin e një grupi deputetësh për ta shpallur nëntorin “Albanian Heritage Month”(muaji i trashëgimisë kulturore).
Nisma erdhi nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze e Torontos me lobimin e zonjës Ruki Kondaj, sot presidente nderi e shoqatës dhe me mbështetjen e veçantë të deputetëve liberalë Laura Albanese dhe Shafiq Qaadri.
 
loading...




Marre nga Balkanweb
Shfleto artikuj te tjere per: INVA MULA KANADA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved