Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Fotografi shqiptar i panjohur i viteve 20-të
 
Shperndaje
ikub#: 1711250123
Emri i Dhimitër Vangjelit është pothuajse i panjohur në historinë e fotografisë shqiptare dhe pse fotot e tij i gjejmë të pasqyruara në botimet më të rëndësishëm që në vitet ’20-të, por mjerisht pa përmendur autorin.
Në regjistrat e kohës të fillim shekullit të 20-të, Kolonja nuk ka të evidentuar fotograf dhe Dhimitër Vangjeli ishte i regjistruar si sheqerxhi. Në një foto të ruajtur, jo nga fondi i negativave, por e ristampuar, gjejmë tabelën e dyqanit, ku shkruhet: Hembeltore, Orëndreqës, dhe Fotografia Dimitër K. Vangjel. Profesionin e ushtroi prej disa dekadash, u kujdes dhe e ruajti me dashuri për të na e lënë si trashëgimi të vyer e të papërsëritshme.
Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore dispononte të dhëna se në fondin e Muzeut Historik Ersekë në fundin e viteve ’60 të shekullit të kaluar, ishin depozituar për ruajtje rreth 1300 negativë në xham të arkivit të fotografit kolonjar Dhimitër Vangjeli. Fondi i negativëve i ishte blerë familjarëve të fotografit dhe ishte marrë në ruajtje nga Bashkia Kolonjë pasi rrezikonte shkatërrimin pas vdekjes së Dhimitër Vangjelit, por asnjëherë nuk u regjistrua si fond në inventarët e muzeut apo bashkisë, askush nuk e vlerësoi apo studioj, por mbeti i mbyllur në një valixhe të vjetër dhe arkë municionesh, dhe e njohën vetëm një grup i vogël njerëzish. Kaloi aq shume kohë sa u përhapen legjenda nëse ekziston vërtet ky arkiv i çmuar apo jo.
QKIPK, në përmbushje të misionit për krijimin e Inventarit Kombëtar të Pasurive Kulturore, bëri të mundur zbulimin, inventarizimin dhe rregjistrimin në databazën kombëtare të Fondit të rrallë të fotografive negativë në xham nga krijimtaria e fotografit Dhimitër Vangjelit si një nga personalitetet e artit të fotografisë të realizuar në Shqipëri. Tashmë mund të themi se ky fond është i shpëtuar dhe i sigurt dhe i përcillet publikut jo më si një legjendë urbane.
Albumi “Kolonja përmes fotografisë së Dhimitër Vangjelit”, do të krijojë për publikun shqiptar dhe të huaj mundësinë e njohjes, vlerësimit dhe popullarizimit të kësaj pasurie kulturore si pjesë shumë e rëndësishme për jetën qytetare të fillim shekullit 20-të, në një nga qendrat e zhvillimit të kulturës shqiptare për atë periudhë. Sot në Muzeun Historik të Kosovës do të hapet ekspozita me foto nga arkivi i tij në kuadër të kalendarit të përbashkët Shqipëri-Kosovë 2017.
 
loading...




Marre nga Shqip
Shfleto artikuj te tjere per: DHIMITER VANGJELI FOTOGRAF FOTOGRAFIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved