«Harmonia mundi» dhe Arlinda Majollari
 
Shperndaje
ikub#: 1711250122
«Harmonia mundi» dhe Arlinda Majollari Arlinda Majollari jeton në «harmoninë e botës» nëse mund ta quanim kështu, pasi të jetosh midis Mozart, Bach, Hendel, Mendelson e të tjerë gjigandë të muzikës botërore është të jetosh mes harmonive, të jetosh gjithnjë psalmet muzikore, rekuiem-et dhe fugat e mrekullueshme që të marrin dhe të ngrenë në ajër. Ajo është mes harmonive, pasi edhe vetë përpiqet të përcjell atë harmoni që kanë krijuar në shpirtrat e tyre gjenitë muzikorë.
Të dëgjosh korrin që drejton ajo, por jo vetëm korrin por dhe orkestrën kur luhet Gounod Myslivecek apo Fouré, siç u luajt mbrëmë në kishën e Shën Mërisë në Auteil, ke një ndjesi ngazëllimi dhe atëherë pyet veten : si krijohet kjo harmoni ? Sa mund dhe pune do ta krijosh atë, ta përafrosh me atë ç’kanë ndjerë në procesin e krijimit një Mozart apo Bach. Dhe unë, nga radha e publikut, nën kubenë e asaj kishe hijerëndë në Ateuil-in e dashur për Proust, shoh krahët e saj që përkunden, që lëvizin në ajër me hijeshinë e një balerineje perfekte, duke drejtuar një tenor, një soprano, apo zërat e atij kori prej 45 këngëtarësh ; duke udhëhequr ata zëra burrash që rrjedhin si një lumë i rrëmbyer apo zërat e këngëtareve si gurgullima që rrjedhin në këtë buronjë hyjnore. Dhe atëherë ti ngre sytë drejt kubesë si të kërkosh sipër tyre engjëjt.
Arlinda Majollari që prej dy dhjetëvjeçaresh jeton këtu mes harmonisë së engjëjve dhe mua kjo më gëzon, jo thjesht si bashkëpatriote që e kam, por së pari për lartësinë ku ajo është ngjitur, ato shkallë arti që ka ngjitur me një modesti të habitshme, larg publicitetit, në këtë rendje të bukur gjatë viteve nëpër skenat parisiane dhe të Evropës, gjithnjë në ngjitje, shkallë pas shkalle, midis ëndrrës dhe zhgjëndrrës, ankthit dhe «trakut» të madh para publikut, duke kryesuar prej shumë vitesh «Chœur de Chambre de Versailles » dhe duke bashkëpunuar me dirigjentë të shquar të botës së muzikës klasike si Jean-Claude Casadesus, Gustavo Dudamel, Celso Antunes, Howard Arman apo Esa-Pekka Salonen…
Është «harmonia mundi» dhe padyshim është e vështirë të jetosh denjësisht brenda kufijve të saj.
 
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: ARLINDA MAJOLLARI

Marre nga Shqip


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved