Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Të mashtrosh për një grua
 
Shperndaje
ikub#: 1711280081
Gjithçka ndodh për një grua. Dy burra që bëjnë gjithçka për të pasur atë. Nën interpretimin plot jetë të Artan Imamit dhe Indrit Çobanit komedia “Mashtrimi” e Anthony Shaffer, arriti të merrte vëmendjen e spektatorëve në skenën e teatrit kombëtar.
Duket që ardhja si regjisor ishte e menduar mirë nga Imami, i cili solli me këtë vepër një komedi që i kishte munguar teatrit. Me një lojë që të përfshinte, publiku e ndjeu veten pjesë të subjektit të Shaffer.
Andrew apo Milo po na mashtron? Kjo pyetje që çdo kritik bën përpara shfaqjes së kësaj komedie në çdo teatër, kishte arritur të merrte përgjigjen nën regjinë e Imamit. Një vepër e ndërtuar mbi një zinxhir intrigash, ku imagjinata dhe realiteti shkrihen në një. Në vepër tradhti, pasion, gënjeshtra, pushtet, bindje, lojë dhe kjo përcillet përmes aktorëve të njohur të teatrit.
Artan Imami erdhi në rolin kryesor atë të Wyke, në atë të Milo Tindle të dashurit të gruas interpretoi aktori Indrit Çobani.
Kjo komedi është luajtur në skenë për 2,359 shfaqje,dhe për më shumë se 2,000 shfaqje në Broadway, ka fituar çmimin Tony si shfaqja më e mirë e vitit 1970. Në vitin 1970 “Sleuth” fitoi çmimin “Tony” si shfaqja më e mirë e vitit. Në role të tjera interpretuan Carolyn Murphy e Endrin Pastore. “Një kryevepër argëtuese, ku konflikti seksual ndërthuret me atë klasor dhe racor. Drama dhe tragjedia transmetohen nga një humor i zi”, kështu shkruan për “Mashtrimi” një nga gazetat më prestigjioze “New York Times”.  “Mashtrimi”  në skenë është me skenografi nga Genc Shkodrani. Gjithë ngjarjet zhvillohen në shtëpinë e dinastisë Wiltshire të shkrimtarit të suksesshëm Andrew Wyke. Shtëpia e tij duket si një reflektim i veprave që shkruan. Në dijeni të tradhtisë të së shoqes, fton në shtëpi të dashurin e saj, Milo Tindle, dhe e bind që të grabisë bizhuteritë e gruas.
Që prej këtij propozimi, zë fill një zinxhir ngjarjesh që e mban lidhur publikun edhe në dilemën nëse ajo që po shohin është e vërtetë apo fryt i fantazisë së Wyke dhe fillon realiteti. Më herët për këtë vepër autorit Anthony Shaffer është shprehur se ajo ishte pjesërisht e frymëzuar nga një prej miqve të tij, kompozitori Stephen Sondheim, i cili mishërohet në rolin e Ëyke. “Sleuth” konsiderohet si një triller i klasit të parë, mbushur me intriga, kthesa të befta dhe një suspansë të vazhdueshme. Gjithashtu, është një lloj parodizimi i literaturës policeske dhe investigative, por nga ana tjetër përdor të gjithë elementet e zhanrit në fjalë për të arritur qëllimin e tij artistik. Praktikisht, vepra është një studim dramatik i betejës për seksualitet dhe xhelozi, midis një të riu dhe një burri në moshë. Anthony Shaffer ka lindur në Liverpul, më 15 maj 1926, dhe i përket një familjeje dramaturgësh të suksesshëm.
 
loading...




Marre nga Shqip
Shfleto artikuj te tjere per: ARTAN IMAMI GRUA MASHTRIMI TEATRI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved