Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ringrihet “Shën Thanasi” në Dhërmi
 
Shperndaje
ikub#: 1711290064
Kisha që shkaktoi aq shumë përplasje dy vjet më parë, do të ringrihet ashtu siç ka qenë dikur.
Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Restaurimit, pas shqyrtimit të bërë, ka miratuar projektin e rindërtimit të Kishës së Shën Thanasit brenda Qendrës Historike të Dhërmiut.
Sipas ministres se Kulturës, Mirela Kumbaro, kisha do të rindërtohet ashtu siç ka qenë dhe siç e meritojnë banorët e Dhërmiut.
“Ashtu siç ka qenë kur ishte vërtet një kishë, siç e meriton Shën Thanasi, siç e meritojnë banorët e Dhërmiut, siç profesorët Aleksandër Meksi e Pirro Thomo e patën studiuar e rilevuar herët. Është siç e premtuam se do ta rindërtonim. Faleminderit Bashkisë së Himarës dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për bashkëpunimin”, shkruan ministrja Mirela Kumbaro në “Facebook”.
Dy vjet më parë, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor shembi një ndërtesë që ngrihej mbi rrënojat e kishës së dikurshme, çka ka ngjallur reagime të komunitetit ortodoks.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DHERMI KISHA SHEN THANASI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved