Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Librat për Skënderbeun, ndër më të rrallët në Bibliotekën e Kongresit në Uashington
 
Shperndaje
ikub#: 1712040177
Në Bibliotekën e Kongresit në Uashington, ruhen disa libra të rrallë për Skënderbeun. Grant Harris, drejtor i Sektorit të Evropës, i tha Zërit të Amerikës se këta libra janë ndër më të rrallët në fondin e Bibliotekës. Dy prej librave u ekspozuan në Uashington me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Grant Harris thotë se sigurisht ka shumë libra për historinë e Skënderbeut të botuar në vitet 1500 dhe 1600 dhe një nga librat e paraqitur këtu është mjaft i rrallë, i vitit 1596.
Skënderbeu u bë një legjendë e vërtetë në Evropën Perëndimore, prandaj për të u botuan aq shumë libra. Për mbrojtjen e Evropës nga turqit, ai njihet si udhëheqës ushtarak i jashtëzakonshëm.
Libri, shpjegon zoti Harris, është përkthyer nga varianti frëngjisht. Në bibliotekën tonë e kemi edhe botimin origjinal. Por ka një shtesë që nuk është në variantin frëngjisht. Është fjala për një sonet të Edmund Spencerit, janë gjithsej 14 vargje me lavdërime për bëmat e Skënderbeut.
Zoti Harris paraqet një libër tjetër që është edhe më i vjetër; është i botuar në vitin 1541 nga shtëpia Aldus. Sigurisht, është i shkruar në latinisht, thotë ai. Libri, shpjegon Harris, përmban informacione nga dy autorë, të cilët pothuajse me siguri i bazojnë të dhënat e tyre te ato që ka shkruar Marin Barleti.
 
loading...




Marre nga Balkanweb
Shfleto artikuj te tjere per: LIBRA SKENDERBEU WASHINGTON

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved