Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Shpallen pretendentët për Çmimet Kombëtare të Letërsisë
 
Shperndaje
ikub#: 1712050177
Pesë shkrimtarë mes tyre dhe emra të rinj janë kandidatë për çmimin e madh të letërsisë që çdo fund-viti akordohet nga Ministria e Kulturës.
Çmimet do të ndahen nesër më dt 6 dhjetor, ora 17.00, në sallën e Teatrit të Kukullave. Juria e përbërë nga Primo Shllaku, në cilësinë e kryetarit të jurisë dhe anëtarët: Flutura Açka, Elsa Demo, Bajram Karabolli dhe Lisandri Kola ka bërë të ditur emrat e kandidatëve të nominuar për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer” për vitin 2016.
Titujt për të dyja kategoritë të renditura në rend alfabetik: Kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit”:
1. Ardian Kyçyku – INCOGNITO (roman), Shtëpia Botuese NAIMI
2. Erion Papagjoni – NJE BURRE MES DY GRAVE (dramë), Shtëpia Botuese ADA
3. Idlir Azizaj – SHEKSPIROTET (novela dramaturgjike), Shtëpia Botuese TOENA
4. Meritan Spahija – VEGIMET E FUNDIT (tregime), Shtëpia Botuese FIORENTIA
5. Romeo Çollaku – MJALT NË TEH (roman), Shtëpia Botuese ZENIT
Kandidatët për çmimin
“Vepra më e mirë e vitit e përkthyer”:
1. Agron Tufa – TRISTIA (poezi), Osip Mandelstam – Shtëpia Botuese PIKA PA SIPËRFAQE
2. Diana Kastrati – KANALI MUSOLINI (roman), Antonio Pennacchi – Shtëpia Botuese DITURIA
3. Ermira Danaj- NJË FRYMËMARRJE JETE, PASIONI SIPAS G. H. (roman), Clarice Lispector, Shtëpia Botuese OMBRA GMG.
4. Luljeta Lleshanaku – Bija e varrmihësit (roman), Joyce Carol Oates, Shtëpia Botuese ALBAS
5. Romeo Çollaku – POEZI TË ZGJEDHURA, Konstandinos Kavafis, Shtëpia Botuese ZENIT.
 
loading...




Marre nga Shqip
Shfleto artikuj te tjere per: CMIME LETERSIA LIBRA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved