Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Rame Lahaj, e ardhmja e operës botërore
 
Shperndaje
ikub#: 1712070174
Sukseset e tenorit shqiptar nga teatri “Bolshoi” në krah të Placido Domingos
“Është me të vërtetë një tenor që i ka të gjitha mundësitë për të bërë një karrierë të shkëlqyer.”
Intuita e një prej legjendave të këngëtarëve lirik, Placido Domingo, nuk gaboi. 2017 po mbyllet për tenorin shqiptar, Rame Lahaj, suksesshëm. Një nga shfaqjet e tij më të fundit ishte në të famshmin “Bolshoi Theater”, teatri “Bolshoi” në Rusi. Pak i pranishëm në mediat shqiptare për shkak të një kalendari të ngjeshur artistik në teatrot më të njohur të botës, zëri lirik shqiptar, që premton të ngjitet në majën e tenorëve më të mirë, tregon për pas skenën.
Nga gjithë angazhimet e tij, privilegji mban një emër Placido Domingo, njeriu që i dha edhe çmimin e tretë në konkursin  ndërkombëtar “Operalia 2016”.
2017 ishte vit të cilin Rame Lahaj fitoi artistikisht dhe profesionalisht, por humbi njeriun e dashur, babain.
Shqipëria, kur do të përfshihet në agjendën e tij?!
Viti i ardhshëm e gjen tenorin shqiptar me një agjendë thuajse të mbyllur, nga opera “La Boheme” serish në “teatrin Bolshoi”, me “La Traviata” në Operan e Parisit e “Rigoletto” në Montreal të Kanadasë.
 
loading...




Marre nga Klan
Shfleto artikuj te tjere per: OPERA RAME LAHAJ

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved