Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Rita Petro flet për poezinë e incestit: Kam guxuar të them atë që ndiej…
 
Shperndaje
ikub#: 1712070175
Shkrimtarja Rita Petro ka arritur sërish të shkaktojë reagime të shumta në rrjetet sociale, me një poezi që flet për incestin.
Por, ajo thotë se poezia është keqkuptuar.
“Kjo është një poezi që Denisi dhe shumë të tjerë i kanë lexuar vetëm pjesën e dukshme.
Kur të lexojnë nëntekstin, se poezia ka nëntekst, mbase do jetë vonë po më mirë vonë se kurrë”, tha ajo për Newsbomb.al.
E pyetur se cili është nënteksti i kësaj poezie, Rita tha se e ka shumë të vështirë të interpretojë ato që ndjen.
“Nuk ka asnjë lidhje me dukurinë e incestin, lidhja e një vajze me një baba është shumë biologjike, është shumë instiktive, ka lidhje me psikanalizën, me instinktin e njeriut, me edukimin seksual.
Njihet lidhja e nënës me djalin apo babain e vajzën.
Ashtu e kam ndjerë dhe kam guxuar ta them atë që ndjej”, thotë Rita Petro.
“Siç  u morën me vrimën, u morën dhe me incestin po nuk ka ndodhur një fakt, është një poezi.
Ngatërrimi i  të përditshmes me poezinë është shqetësues.
Njerëzit kanë nevojë të edukohen me leximin e poezisë ndryshe”, shton më tej Petro, ndërsa sjell si shembuj edhe tekstet e bandave të rrokut, që siç u shpreh ajo, qysh herët kanë bërë revolucion.
loading...




Marre nga Tema
Shfleto artikuj te tjere per: RITA PETRO

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved