Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Pasurisë kombëtare i mungojnë 2400 objekte
 
Shperndaje
ikub#: 1712180161
Të paktën 2400 objekte të trashëgimisë tonë kulturore rezultojnë të humbura ose të trafikuara. E dhëna del pas një kontrolli të imtësishëm të kryer nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive në të gjitha institucionet e artit e kulturës.
Të dhënat janë përpiluar pasi specialistët krahasuan objektet e dokumentuara në regjistrat themeltarë me ato që gjenden në fondet e institucioneve përkatëse.
Silva Breshani: “Objektet arkeologjike arkitektonike janë vepra arti edhe nga Galeria e Arteve edhe nga institucionet e tjera dhe nga muzetë. Pra bëhet fjalë për 90-97, jo për një risi të vjedhura sot”.
Lajmi i mirë është identifikimi i vendndodhjes së disa objekteve.
Silva Breshani: “Them që bashkëpunimi është i mirë, janë akoma çështje nën hetim dhe mendohet që janë identifikuar”.
Pas inventarizimit dhe publikimit me emra të 2400 objekteve që i mungojnë apelit të pasurisë sonë kombëtare, do të nis një proces i dytë, tejet i domosdoshëm, ai i vlerësimit në lekë.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: QENDRA TRASHEGIMIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved