Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
“Onufri” vjen në edicionin e 23-të me “Kujtesë kolektive, kujtime personale”
 
Shperndaje
ikub#: 1712210174
Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, hapet edicioni i 23-të i Ekspozitës Ndërkombëtare “Onufri”. Në titullin “AU FIL DU TEMPS – Kujtesë kolektive, kujtime personale”, kuratori Gaetano Centrone përpiqet të gjejë një emërues të përbashkët që bashkon përvojën e shumicës mes artistëve shqiptarë, dhe atyre ndërkombëtar.
Në ekspozitë marrin pjesë dhjetë artistë Zeni Ballazhi, Adi Haxhiaj, Koja, Perino & Vele, Leonard Qylafi, Calixto Ramírez, Jelena Tomasevic, Vangjush Vellahu, Alketa Xhafa Mripa, Fani Zguro të cilët vijnë nga disa vende, por që i takojnë të brezi dhe arti i tyre është i ndikuar nga historia.
Në konferencën për shtyp ku ishin prezentë edhe një pjesë e artistëve, drejtori i GKA Artan Shabani falënderoi të gjithë artistët që marrin pjesë këtë vit si dhe kuratorin Gaetano Centrone: “Falënderoj të gjithë artistët dhe kuratorin Gaetano Centrone i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme në këtë edicion të 23-t të Onufrit. Artistët që marrin pjesë në këtë edicion përfaqësojnë disa vende të botës. Dua t’i përgëzoj të gjithë për punën e tyre”, tha Shabani.
Kuratori Centrone bëri një përmbledhje të konceptit kuratorial duke vendosur theksin tek karakteristikat që i bashkojnë të gjithë artistët pjesëmarrës, si edhe tek individualitetet e tyre: “Objektivi im kryesor për këtë edicion të “Onufrit” ishte të qëndroja në Tiranë, në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë në botë. Këtë e bëra duke importuar disa copëza nga kjo botë dhe duke i sjellë ato në Tiranë. Kisha për qëllim që së bashku me 10 artistët ndërkombëtare dhe ata shqiptarë, (që sipas meje janë të mrekullueshëm , por të mbyllur brenda një sistemi, gjithsesi me mundësi të mëdha), të ndërtonim botën tonë.
Gjërat nuk ndodhin rastësisht, jemi këtu me artistë që flasin disa gjuhë, por kuptojmë se edhe në Shqipëri ka një panoramë të artit bashkëkohor e cila ka një vazhdimësi shumë interesante. Kërkimi ishte gjithashtu edhe për të ftuar artistë nga i gjithë Ballkani që njohin rëndësinë e “Çmimit Onufri”. Vendosa ta lejoja veten të inspirohesha nga rëndësia që ka historia në pjesën më të madhe të artistëve, prandaj e zgjodha këtë shprehje përmes artit ka një poezi , ekziston një fije që lidh historitë e të gjithë këtyre të rinjve.
E përdora fjalën “të rinj” për të treguar se vendosa të zgjedh artistë që i përkasin të njëjtit brez dhe që bashkohen nga fijet e kohës që ecin në mënyrë lineare, por që ka edhe deviacione. Dhe kam qenë i prirur që brenda historive të mëdha të gjej ato historitë e vogla që flasin për secilin nga ne. Kjo është memorja jonë dhe mund të jetë memoria kolektive e cila është në ndërtim”, u shpreh Gaetano Centrone. Artistët e pranishëm në konferencë si Calixto Ramírez, Vangjush Vellahu, Jelena Tomasevic dhe Alketa Xhafa Mripa, bënë një përshkrim të shkurtër për paraqitjen e tyre në këtë “Onufër”. Çmimi i këtij edicioni do të shpallet në muajin Janar 2018.
loading...




Marre nga Shqip
Shfleto artikuj te tjere per: KUJTESA ONUFRI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved