Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
“Xhano tregon për Xhanon”
 
Shperndaje
ikub#: 1712210180
Arsyeja që emrat e njohur të kinemasë shqiptare janë mbledhur në këtë mbrëmje është Xhanfize Keko. Pas një punë 3-vjeçare aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj kthen në ekranin e madh regjisoren e parë dhe deri më tani të pa konkurrueshme të filmave për fëmijë. Është “Koha e Pelikulës”, është koha për të rrëfyer udhën e Xhanfize Kekos, 10 vite pas ikjes së saj.
Mevlan Shanaj, Regjisor i “Koha e Pelikulës” tha se“Pasi kërkuam dhe si të thuash erdhëm vërdallë u gjet çelësi, Xhanfize Keko të tregonte Xhanfize Kekon dhe jo ta tregonte autori, gazetari, e lamë nga përzgjedhja e rrëfimeve të saja duke qëndruar në vite. Dhe na erdhi një Xhano që tregon për Xhanon”.
Pa bujë Xhanfize Keko skaliti në kujtesë pelikulat e para dhe të fundit për fëmijë. “Beni ecën vetë”, “Taulanti kërkon një motër”, “Kur xhirohej një film” apo “Tomka dhe shokët e tij”, janë katër nga 12 prodhimet për të cilat kritika dhe kineastë italianë, francezë, amerikanë dhe izraelit thonë sa keq që bota po e zbulon tani regjisoren shqiptare.
“Filmi i Xhanfize Kekos ka një shikim vertikal të shoqërisë, duken për fëmijë, por janë për të gjithë ne të rriturit, për të parë se si mendojnë fëmijët. Kjo shtrirje e gjerë që është e përjetshme, jeta dhe familja, do të mbeten gjithnjë aktuale. Xhanua ka ditur ta shohë jetën jo me zhurmë por me vërtetësi. Si regjisore ishte e pabujshme”, tha Shanaj.
Krijimtarinë e gruas që nuk mbushi me fëmijë vetëm sallat e kinemave të asaj kohe, por ndikoi edhe në marrëdhëniet prindër-fëmijë, Mevlan Shanaj e vendos. “Në majë…”
loading...




Marre nga Klan
Shfleto artikuj te tjere per: MEVLAN SHANAJ XHANFIZE KEKO

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved