Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Kujtim Gjonaj, një dokumentar për Josif Bagerin
 
Shperndaje
ikub#: 1712240012
Jeta e një nga figurat e njohura të Rilindjes Kombëtare, Josif Bageri ka ardhur në një dokumentar realizuar nga regjisori Kujtim Gjonaj.
I ndihmuar dhe nga dy skenariste Miradie Maliqi dhe Anxhelina Xhara, dokumentari hedh dritë për jetën e një nga figurave më të mëdha të historisë sonë i cilësuar si i harruar. Për jetën dhe veprimtarinë e Josif Bagerit, nga Reka e Epërme, tanimë ka një film, ku mund të shihet rrugëtimi i një njeriu të madh. Nuk ka më errësirë, veprimtaria e tij është zbardhur, do të shprehej Gjonaj duke shtuar u takon studiuesve të thellojnë kërkimet mbi të.
“I fundmi i Rilindësve Josif Bageri” u shfaq premierë për publikun në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar. Më parë se kaq, për të pranishmit u prezantua dhe ekipi realizues. “Ky është një film shqiptaro-shqiptar” do të shprehej regjisori Kujtim Gjonaj duke bërë të ditur se dokumentari është realizuar falë financimit nga Agjencia për Film e Republikës së Maqedonisë dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri. “Është në nderin e Muzeut Historik Kombëtar, si shtëpia më e madhe e kujtesës kombëtare, të bashkëpunojë për të lançuar një figurë kaq të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, sa ç’është Josif Bageri dhe mesazhet e tij”, tha në fjalën e tij të përshëndetjes Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi.
Duke folur për veprimtarinë atdhetare të Josif Bagerit, Koçi do të theksonte se “Për herë të parë nëpërmjet kujtimeve të tij kemi edhe dokumentimin e hapjes së shkollës shqipe në fshatin e tij të lindjes Nistrovë të Dibrës, që sot ndodhet në territorin e Maqedonisë, ku u bëri thirrje bashkatdhetarëve t’i çojnë fëmijët për të mësuar të shkruajnë e të lexojnë shqip. Popullsia e Rekës së Epërme, që i përkiste besimit ortodoks mbetet rasti i vetëm deri më tash i njohur, që arriti të mbante në të njëjtën kohë identitetin e vet fetar, përmes një përfaqësuesi të shquar të saj si Josif Bagëri”. Fjalën e mori gjithashtu dhe një nga bashkë skenaristet, Miradije Maliqi, e cila vlerësoi lart figurën e Josof Bagërit, njeriut që i dha aq shumë ndërgjegjes kombëtare.
 
loading...




Marre nga Shqip
Shfleto artikuj te tjere per: JOSIF BAGERI KUJTIM GJONAJ.

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved