Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
“Guinness Cup Song Albania”, një film për rekordin shqiptar
 
Shperndaje
ikub#: 1712280147
Një dokumentar kushtuar “Guinness Cup Song Albania”, do të shfaqet sot në orën 19:00 në kinema “Imperial”, Sheraton.
Bëhet fjalë për një produksion nga studio “Emblem” dhe “Sirea Film” me producent dhe skenarist, Leonard Bombaj, regji dhe postproduksion nga Eliodor Markja.
Dokumentari shfaq gjithë atë aventurë artistike, që nisi si iniciativë e një njeriu të vetëm, për t’u kthyer në një grup të madh prej 10 mijë të rinjsh. “Në kohën kur statistikat na detyronin të besonim se shqiptarët po braktisnin vendin, 2017 fëmijë në Tiranë dhe 8000 nga Veriu në Jug, nëpërmjet kupave plastike dhe duarve të tyre, luajtën duet me tokën, hitin botëror “When I’m gone”, shqipëruar “Nëse shkoj”, duke thyer rekord botëror”, thotë producenti Bombaj.
Mësohet se dokumentari ofron imazhe që transmetohen për herë të parë nga çasti i rekordit; episode konfidenciale brenda stafit; çastet që kërcënuan dështimin e kësaj ngjarjeje; sekreti financiar i këtij basti botëror, grupi Art&Biznes, që morën në dorë fatet e kësaj kauze kombëtare, prononcime, rrëfime nga personalitete, biznesmenë, përfaqësues të Guinness, etj. “Synimi i këtij filmi dokumentar është të instalojë memorie vizive të rekordit të parë botëror Guinness- masiv.
Një rekord, ku lider ishte çdo pjesëmarrës. Një akt kombëtar, ku komunikimi njerëzor, dashuria për jetën, identiteti kombëtar,ishte sekreti i gjithëpërfshirës. Së fundi, ky film, nëpërmjet çdo episodi, synon të frymëzojë çdo individ apo organizatë për rekorde të tjera që fshihen në trup të kombit shqiptar”, thotë Bombaj.
 
loading...




Marre nga Klan
Shfleto artikuj te tjere per: GUINNESS CUP SONG ALBANIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved