Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
“Paganini shqiptar”, sot koncert në Shkodër
 
Shperndaje
ikub#: 1712280149
Elvin Hoxha, violinist që ka pushtuar skenat më prestigjioze të artit botëror, ka vendosur që në vigjilje të vitit të ri të japë një koncert në qytetin e Shkodrës, vendin e tij të origjinës, së bashku me muzikantin e njohur Frano Lufi.
I cilësuar si “Paganini shqiptar”, Elvin Hoxha, djali i një muzikanti nga Shkodra(Hajredin Hoxha) dhe artiste nga Azerbaxhani(Nermin Ganijev), do të performojë për herë të parë në qytetin ku ka rrënjët, në një koncert ku të gjithë të ardhurat shkojnë për bamirësi.
Është kjo një iniciativë krejt personale e Elvinit dhe prindërve të tij që janë aq të lidhur me Shqipërinë, edhe pse asnjëherë nuk ka pasur një ftesë zyrtare nga institucionet artistike shqiptare.
Elvin Hoxha do të performojë solo në violinë, me shoqërimin e Orkestrës Sinfonie të Radiotelevizionit shqiptar.
Deri tani, Evlini i ka tronditur te gjitha skenat më famoze të botës, por është hera e parë që bën një shfaqe në vendin e origjinës së tij. Ai është pasues i treshes së famshme shqiptare ta para 30 e kusur viteve, Arben Spahiu, Teti Papavrami dhe Klodiana Skënderi.
 
loading...




Marre nga Tema
Shfleto artikuj te tjere per: ELVIN HOXHA PAGANINI SHKODER VIOLINISTI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved