Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Një shqiptar në Orkestrën Filarmonike të Vjenës
 
Shperndaje
ikub#: 1801010008
Koncerti i Vjenës është kthyer tashmë në një traditë të bukur artistike, që përsëritet çdo 1 Janar. Ai transmetohet live prej shumë vitesh edhe në Shqipëri nga Radio Televizioni Shqiptar, duke iu mundësuar artdashësve shqiptarë një emocion të veçantë.
Për mua ky emocion bëhet më i veçantë, sepse teksa ndjek koncertin e di se një nga instrumentistët e Filarmonisë së Vjenës është një artist shqiptar, Edison Pashko. Edisoni një djalë korçar, prej shumë vitesh është anëtar i Orkestrës Filarmonike të Vjenës.
Me këtë djalë dhe artist të mrekullueshëm jemi rritur në të njëjtin qytet, në Korçë, dhe vazhdojmë të ruajmë miqësinë. Një njeri, që ka ngjitur majën në karrierën e vet artistike, me vullnet dhe punë të madhe të cilën ia njoh, si ish-nxënës të shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë, dhe njëherësh ish-nxënës i një gruaje të jashtëzakonshme që është nëna e tij, e cila ka sakrifikuar shumë nga jeta e saj për suksesin e të birit.
Do doja të sillja në vëmendje gjithashtu, dashurinë dhe profesionalizimin me të cilin e kanë formuar dhe mbështetur mësuesit dhe pedagogët shqiptarë, që kanë një rol të padiskutueshëm në formimin e Edit. Ai është një djalë shumë punëtor dhe një muzikant virtuoz.
Janë pikërisht këto cilësi, që e kanë bërë të luajë në krah të instrumentistëve të kalibrit botëror në filarmoninë e Vjenës. Përveç të qënit pjesë e kësaj Filarmonie, ai ka një jetë të pasur e sistematike artistike, në skenat më në zë të globit.
E solla këtë përshkrim, pasi më bëri shumë përshtypje një detaj lidhur me këtë rast që pa dyshim e nderon shkollën shqiptare të muzikës. Prisja, që në komentet që shoqëronin Koncertin e sivjetmë të Vjenës nga Profesor Zhani Ciko, të evidentohej edhe fakti që në këtë event merr pjesë një artist shqiptar. Ne nuk kemi luksin që të mos përmendim e vlerësojmë këto raste, si kontribute shqiptare në kulturën botërore.
I shtyrë nga kjo dëshirë, iu drejtova në kohë reale gjatë zhvillimit të koncertit Profesorit Zhani Ciko me një mesazh, me mendimin se kishte ende kohë për të korrigjuar këtë “harresë të vogël”. Por “heshtja” në transmetim live vazhdoi…
Gjithsesi, jam i sigurt se ky detaj nuk ia zbeh vlerat Edit. E kundërta është e vërtetë, jemi ne ata që kemi nevojë të përmendim arritjet e tij. Suksese të mëtejshme i dashur Edi!
loading...




Marre nga Balkanweb

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved