Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ide si të krijoni hapësirë në dhomat e vogla të gjumit
 
Shperndaje
ikub#: 1611150084
Dhoma e gjumit është e vogël? Ja disa ide për të ta zgjidhur problemin me stil.
Keni në dispozicion pak metra katrorë për të arreduar dhomën tuaj të gjumit? Ka disa mënyra se si ta realizoni këtë dhe në të njëjtën kohë të mos duket sikur po ju merr frymën.
 
Me disa këshilla efektive do të mund të organizoni hapësirën tuaj pa sakrifikuar stilin dhe komoditetin.
 
Studimi i çdo centimetri të dhomës është metoda më efektive për të siguruar një mobilim të saktë dhe funksionalë.
 
1-Nëse tavani i shtëpisë është shumë lartë atëherë shfrytëzojeni edhe atë hapësirë. Krijoni një zonë të lartë apo një platformë të ngritur ku mund të vendosni krevatin, ndërsa pjesën poshtë mund ta përdorni si gardërobë apo sirtarë për gjëra të ndryshme.
 
2-Zgjidhni ngjyrën e bardhë  pasi krijon idenë e një hapësire më të madhe veçanërisht kur brenda në dhomë ka edhe shumë dritë natyrale.
 
3-Nëse nuk keni vend për të krijuar një gardërobë atëherë lërini veshjet tuaja të duken. Blini disa varëse si të dyqaneve dhe varini rrobat aty. Mundohuni që ti krijoni një stil unik në mënyrë që gardërobën ta përdorni edhe si pjesë të dekorit.
 
4-Nëse keni mundësi shfrytëzojeni parvazin e dritares si komedinë për të vendosur gjëra.
 
5-Nëse nuk keni një gardërobë zgjidhni ta krijoni atë poshtë krevatit si në foton e mësipërme. Ndoshta nuk është idealja, por do të jetë funksionale dhe e pastër.
 
6-Shfrytëzojini hapësirat e mureve për të krijuar sirtarë apo librari për të vendosur gjëra të ndryshme. Edhe hapësira sipër krevatit është shumë e vlefshme.
 
7-Zonën poshtë krevat mund ta përdorni si sirtarë për të vendosur rrobat, këpucët apo gjëra të ndryshme. Kjo do t’ju kurseju shumë hapësirë dhe do të shmang rrëmujën në dhomë.
 
8-Kur dhoma është e vogël zgjidhni që mobiliet e mëdha ti keni me efekte pasqyrë. Kjo do të krijojë iluzionin e një hapësirë më të madhe dhe plotë dritë.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DHOMA E GJUMIT HAPESIRA KESHILLA MOBILIMI VOGEL

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved