Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Mish derri me mustarde
 
Shperndaje
ikub#: 1612130010
Receta e Dites


Përbërësit

- 1.5 kg mish derri
- 600 gr molle
- 4 luge vaj ulliri
- 1 L vere e kuqe
- 40 gr mustarde
- 2 gjethe dafine
- 1 tufe rozmarine
- 1 tufe sherbelë
- 1 luge kokrra dëllinje
- kripe, piper kokërr

Përgatitja

Largoni dhjamin e mishit te derrit dhe me pas priteni me thike dhe vëreni ne një ene. Grini rozmarinën dhe gjethet e sherbelës dhe copëtoni gjethet e dafinës, shpërndani erëzat tek mishi duke shtuar edhe kokrrat e dëllinjës, piperin dhe me pas shtoni verën dhe lëreni mishin te marinohet për 3 ore. Me pas kulloni mishin nga lëngu i marinimit dhe sistemojeni ne një tave, shtoni vaj ulliri dhe futeni ne furre me 180'C për 90 minuta duke e lagur me lëngun e marinimit pasi ta keni kulluar, qëroni mollët, pritini ne feta dhe vërini përreth enës ku ndodhet mishi dhe lëreni ne zjarre për gjysme ore, rregulloni me kripe dhe aromatizoni me piper. Me pas largoni mishin dhe shpërndani mustardën ne te dhe futeni përsëri ne furre duke e lënë për 8 minuta derisa sa fundi i lëngut te trashet dhe mollët te jene pjekur bashke me mishin e derrit.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GATIME MISH DERRI MUSTARDE RECETA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved