Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Nuk keni hapësirë në kuzhinë? Ja disa vende që i keni harruar
 
Shperndaje
ikub#: 1612190065
Hapësira e gatimit do të duket dy herë më e madhe me këto truke gjeniale.
Kuzhinat e vogla dhe me pak hapësirë janë një problem i vërtetë për zonjat e shtëpisë. Kjo pasi ato asnjëherë nuk kanë vend mjaftueshëm për të vendosur enët e kuzhinës apo ushqimet. Mirëpo për këtë ka disa zgjidhje. Ja disa ide se ku mund të vendosni gjëra dhe që i keni harruar plotësisht.
 
1-Anash bufesë.
 
Vendosni mbajtëse në anësoret e kabinave dhe fusni në to recetat apo librat e gatimit ose gjëra të tjera që ti keni më praktike.
 
2-Hapësirën në pllakat e murit.
 
Vendosni një raft drejtë në pllakat e murit poshtë bufesë dhe vendosni në to enë kuzhinë, erëza ose kavanoza me ushqime. Vendosni çdo gjë që dëshironi ti keni para syve.
 
3-Sipër lavamanit tuaj.
 
Nëse keni hapësirë sipër lavamanit tuaj atëherë vendosni një shufër metalike ku mund të varni tenxheret dhe tiganët. Kjo jo vetëm do të sigurojë vend të lirë por gjithashtu do të shërbejë edhe si raft tharje.
 
 
Nëse keni mundësi që të vendosni një raft sipër frigoriferit, atëherë bëjeni pa u menduar. Ajo është një hapësirë shumë e vyer për të vendosur sende të mëdha që nuk para përdoren.
 
5-Cepat e mureve të kuzhinës.
 
Vendosni rafte të ndryshme në cepat e mureve dhe vendosni në to pjata, enë apo gjëra të ndryshme. Çdo gjë është në dorën tuaj.
 
6-Hapësirat sipër bufesë.
 
Mund të duket ide e çmenduar po vendosni kuti apo shishe verë që keni ndërmend ti ruani nëpër kosha interesantë. Kjo do të shërbejë edhe në pjesën e dekorit të kuzhinës.
 
7-Pjesa e brendshme e dyerve të bufesë.
 
Vendosni gozhda ose mbajtëse për të varur gjëra të ndryshme. Kjo do ju kursejë shumë hapësirë.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ENET HAPESIRA KUZHINA TRUKE VENDOSJA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved