Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
8 gjërat që mashkull i pjekur nuk do të bëjë kurrë
 
Shperndaje
ikub#: 1612240022
E keni pyetur ndonjëherë veten se kur meshkujt piqen dhe çfarë do të thotë kjo?
Jeta i bën disa njerëz të piqen në një moshë shumë të vogël, ndërsa disa të tjerë duken sikur do të mbeten fëmijë përgjithmonë. Mirëpo nga ndryshon një mashkull i pjekur nga të tjerët? Ja 8 gjërat që ai nuk do të bëjë kurrë.
 
1-Një mashkull i pjekur nuk do të kritikojë kurrë pamjen e një femre.
 
Frazat si "pse nuk bëhesh bjonde" apo "pse nuk dobësohesh" ai nuk do ti thotë kurrë. Një mashkull i pjekur dhe që ju dashuron nuk do të kritikojë pamjen tuaj, por do të bëjë që ju ta përmirësoni atë dhe të fitoni vetëbesimin tuaj, pas qenë nevoja për tu treguar i ashpër.
 
2-Ai nuk do të dhunojë kurrë hapësirën tuaj personale.
 
Nëse jeni në një lidhje të shëndetshme atëherë partnerët nuk kanë pse i fshehin gjëra njëri-tjetrit as edhe rrjetet tuaja sociale apo passwordet. Mirëpo një mashkull i pjekur ju beson dhe e respekton hapësirën tuaj personale.
 
3-Ai nuk largohet nga vështirësitë.
 
Një mashkull i pjekur nuk largohet nga vështirësitë apo diskutimet e ashpra si mund të bëjë një adoleshentë. Ai qëndron aty për tu përballur me pasojat si dhe për të mbështetur partneren në raste veshtirësie. Një mashkull i pjekur di si ti zgjidhë problemet dhe të shmang zënkat.
 
4-Ai i shpreh emocionet e tij dhe nuk e mendon këtë si shenjë dobësie.
 
Të jesh mashkull nuk do të thotë të mos kesh emocione apo të mos i shprehësh ato. Një mashkull i mençur nuk ka frikë të shpreh emocionet e tij.
 
5-Ai nuk mendon vetëm për të tashmen.
 
Disa meshkuj i marrin lidhjet duke menduar ta shtyj sa ta shtyjë, mirëpo një mashkull i pjekur nuk krijon kurrë një lidhje të tillë. Kur një mashkull i pjekur lidhet tregon se ai ka dashuri dhe respekt të thellë për atë femër dhe i mendon përgjegjësitë e tij.  Ai nuk e mendon lidhjen vetëm për të tashmen, por shikon edhe të ardhmen e tij aty.
 
6-Ai nuk e bën kurrë partneren të ndihet inferiore me miqtë e tij.
 
Të gjithë meshkujt kanë nevojë që të dalin me miqtë e tyre, por ato nuk e bëjne kurrë partneren të ndihen se shoqëria është më e rëndëishsme se ajo.
 
7-Ai ka një lidhje të shëndetshme me mamanë e tij.
 
Një mashkull i pjekur ka një lidhje të shëndetshme me parindërit e tij dhe ai kurr nuk i kalon limitet edhe pse marrëdhënia e tyre shpesh mund të tensionohet. Një mashkull i pjekur di të mbajë balancën dhe qetësinë mes familjes dhe partnerës së tij edhe kur mamaja e tij do të vendosi gjithçka.
 
8-Ai e respketon partneren dhe nuk e godet apo ofendon asnjëherë.
 
Çdo lloj dhunë fizike, emocionale apo ofendim një mashkull i pjekur nuk i bën kurrë. Ai e respekton femrën edhe kur mendimet e tyre nuk përputhen.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DIFERENCA LIDHJA MASHKULLI PJEKURIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved