Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Tendencat më të forta në arredimin e shtëpisë për 2018
 
Shperndaje
ikub#: 1612290028
Cilat do te jene tendencat ne arredimet e shtëpisë për 2018? Një argument shume i diskutuar çdo fund viti i përket edhe tendencave te modës dhe home decor për vitin e ardhshëm.

Cilat do te jene tendencat ne arredimet e shtëpisë për 2018? Një argument shume i diskutuar çdo fund viti i përket edhe tendencave te modës dhe home decor për vitin e ardhshëm. Gjithmonë këto dy bote kane mbështetur njëra tjetrën ajo qe sillet ne sfilata te ndryshme mode përkthehet me pas edhe ne arredime apo objekte për te personalizuar shtëpinë me shije.

1. Letra e murit me efekt mermer

Një nder tendencat qe do te bej për vete vitin e ardhshëm për sa i përket home decor 2018 do te jete mermeri. Një material shume elegant i cili do te kthehet ne burim frymëzimi edhe ne letrat e murit për shtëpinë duke e veshur atë me shume elegance.

2. Mobiliet e arredimit ne ngjyrën blu

Total white tashme ka kaluar dhe vendin e saj e kane zënë ngjyrat e theksuara te cilat janë kthyer si protagoniste ne arredimin e shtëpisë. Ngjyra blu navy do te jete shume e preferuar për 2018. Kjo nuance kaq elegante dhe diskrete është e thjeshte për tu përshtatur ne çdo kontekst dhe do te jete perfekte për te rinovuar kuzhinën apo sallonin.

3. Mbulesa dhe aksesor ne tendence

Një shtëpi për te qene e bukur duhet te ngjalle një ndjenje ngrohtësie dhe mirëqenie. Kështu qe mos i lini pas dore aksesoret, objektet dhe pëlhurat ne tendence te cilat janë ne gjendje për te krijuar një atmosferë intime dhe te këndshme për çdo ambient te shtëpisë.

4. Bimët brenda ne shtëpi

Bimët brenda ne shtëpi nuk duhet te mungojnë për sa i përket arredimit për 2018. Kështu për te rinovuar shtëpinë nuk do tu nevojitet te blini divane te rinj, mobilie etj por do tu mjaftoje te shtoni disa bime për ti dhënë shtëpisë një pamje te freskët.

5.

Objekte zbukurimi prej bakri

Bakri do te jete protagonist për sa i përket zbukurimeve dhe objekteve te shtëpisë për 2018. Modern, elegant dhe i bukur, ky material mund te përdoret për çdo gjë.

6. Veshja e dyshemesë me efekt druri

Parketet me efekt druri janë ato qe bien ne sy për 2018 duke i dhënë shtëpisë një pamje te bukur. Mund ti preferoni ne çfarëdo lloj ngjyre, përmasash. Parketi do te jete perfekte për te gjitha ambientet e shtëpisë, nga banja tek dhoma e gjumit.

7. Objekte zbukurimi transparente

Objektet e zbukurimit transparente do te shfaqen ne arredimin e shtëpisë për 2018. Te thjeshta, moderne, ky material mund te personalizoje ambientet e shtëpisë me një pamje kontemporane pothuaj futuristike.

8. Ngrohja e dyshemesë

Për sa i përket impiantit te ngrohjes, tipologjitë me te preferuara për 2018 do te jete ngrohja ne dysheme e cila ju lejon te ngrohni ambientet e shtëpisë ne mënyrë me efikase dhe duke kursyer me shume energji.

9. Objekte arredimi ne stilin country chic

Një kthim te madh do te ketë edhe stili country chic për sa i përket arredimit te shtëpisë duke i dhënë shtëpisë një pamje relaksuese dhe te bukur.

10. Komodina moderne ne dhomën e gjumit

Rinovoni dhomën e gjumit me komodinat ne stilin modern. Ambienti do te marre një pamje te re dhe te bukur.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: 2017 ARREDIMI SHTEPI TENDENCA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved