5 mënyra për të shkuar në punë me energji të reja çdo ditë
 
Shperndaje
ikub#: 1706050058
5 mënyra për të shkuar në punë me energji të reja çdo ditë Pa marrë parasysh se sa shumë e pëlqeni punë tuaj, ndonjëherë ajo bëhet e lodhshme, e mërzitshme dhe shpesh nuk të bëjnë këmbët të shkosh.
Pa marrë parasysh se sa shumë e pëlqeni punë tuaj, ndonjëherë ajo bëhet e lodhshme, e mërzitshme dhe shpesh nuk të bëjnë këmbët të shkosh.
 
Kjo është një gjë që u ndodh të gjithëve dhe shpesh pjesa më e madhe pavarësisht se sa shumë mund ta pëlqejnë atë që bëjnë e shohin punën  vetëm si një vend për të fituar të ardhurat.  Mirëpo si t’ia dilni për të bërë ambientin e punës një vend më tërheqës, më relaksues dhe të shkoni më me dëshirë?
 
Ja disa mënyra praktike, të thjeshta por që do të ndryshojnë humorin tuaj, do t'ju kthejnë energjitë pozitive dhe do të fokusoheni më shumë në punën tuaj.
 
Puna është e pashmangshme dhe jeta është e shkurtër, prandaj mësoni si ta përballoni atë me më pak lodhje dhe strese.
1-Bëni miq dhe krijoni një marrëdhënie shoqërore me kolegët dhe bashkëpunëtoret në zyrë. Kjo do të bëjë që të kaloni një kohë më të këndshme gjatë kohës që jeni në punë.
 
2-Bëni pushim dreke. Orët e gjata në punë dhe pa pushim nuk janë produktive. Prandaj bëni një pushim dreke në mënyrë që të furnizoni trupin me energji si dhe të qetësoni mendjen. Kjo do të jetë si një rifillim i dytë i ditës. Marrja e një pushimi mundëson përqendrimin, gjë që do t'ju bëjë të ndiheni më pak të stresuar në orët pasdites.
3-Dekoroni ambientin apo tavolinën tuaj të punës. Duke shtuar gjëra personale apo dekore sipas shijes tuaj do të krijojë një ambient më familjarë, më të ngrohtë dhe më miqësor kur jeni në punë.
 
4-Fokusohuni në atë që ju po përfitoni nga puna ku jeni. Shpesh njerëzit mendojnë se ato po kontribuojnë në zhvillimin e kompanisë, por në vend të kësaj fokusohuni tek ajo që ju po mësoni çdo ditë. Nëse përgjigja është "asgjë" atëherë ka ardhur koha për një punë të re.
 
5-Zgjohuni herët. Mund t'ju duket e pamundur por flini më herët dhe mundohuni të zgjoheni më shpejt. Kjo do të bëjë ti kushtoni disa orë vetes tuaj dhe të bëni atë që dëshironi. Shpesh njerëzve u duket sikur e gjithë dita ikën në punë dhe nuk kanë kohë të merren me hobit e tyre.
Shfleto artikuj te tjere per: ENERGJIA MENYRAT POZITIVE PUNA STRESI

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved