Qofte me bizele
 
Shperndaje
ikub#: 1706240002
Recceta e Dites

Përbërësit
 
- 400 gr mish vici i grire
- 250 gr bizele
- 1 patate
- lëng vegjetal
- 100 gr proshute krudo
- 1 veze
- 2 qepe
- 40 gr djathë i grire
- arre moskat
- 1 tufe mente
- miell
- vaj ulliri
- gjalpë
- kripe, piper
 
Përgatitja
 
Qëroni pataten, lajeni, priteni ne copa dhe vëreni ne një ene me ujë dhe ziejini për 15-20 minuta. Me pas kullojini dhe shtypini me një pirunë vëreni ne një ene dhe lëreni te ftohet. Shtoni ne ene mishin e grire, proshutën e grire, vezën, 1 qepe te grire, djathin, pak arre moskat, kripe dhe piper. Përziejini mire te gjithë përbërësit dhe me duar te njoma formoni qofte dhe lyejini me miell. Me pas ne një ene ngrohni 3-4 luge vaj dhe skuqni qoftet qe përgatitët ne mënyrë uniforme dhe me pas vendosini ne një letre kuzhine ne mënyrë qe te eliminohet vaji i tepërt. Me pas qëroni dhe grini qepen qe ju ka mbetur dhe skuqeni ne një ene me 30 gr gjalpë dhe pak vaj për 7-8 minuta duke e lagur here pas here me lëng vegjetal te nxehte. Bashkoni bizelet, qoftet dhe gjysmën e lëngun dhe gatuajini me zjarre te vogël për 20 minuta. Rregulloni me kripe dhe aromatizoni me piper dhe sipër shtoni gjethet e mentës te copëtuara.
 
[I ngjashëm: Qofte me spinaq ]
[I ngjashëm: Qofte me patëllxhan ]
Shfleto artikuj te tjere per: GATIMI QOFTE RECETA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved