Sekrete për të ndarë punën nga jeta private
 
Shperndaje
ikub#: 1706290102
Sekrete për të ndarë punën nga jeta private Është një dileme e madhe, femrat ne ditët e sotme janë ambicioze por nuk heqin dore as nga jeta e tyre personale dhe ndjenjat por si mund te ecni përpara me dy pjese kaq te rëndësishme për jetën tuaj.
Detyra me e vështirë është te arrini te ecni ne te njëjtën kohe midis jetës private dhe karrierën ku konsiston ne organizimin e kohës për ti dedikuar punës dhe kohës për ti dedikuar jetës private. Kështu ja disa sugjerime te cilat mund t'ju ndihmojnë për te ndare gjerat midis dy dilemave.
 
1. Organizohuni
Duket si diçka e thjesht por ne fakt nuk është. Te organizoni është gjeja kryesore ne mënyrë qe te arrini te bëni çdo gjë. Një metode shume e mire mund te jete ajo për te krijuar një plan çdo jave ne mënyrë qe te keni te qarte se çdo bëni ne ditët ne vazhdim ne mënyrë qe te kombinoni kohen për ne pune dhe asaj për te kaluar me miqtë dhe partnerin.
 
2. Merrni momente lirie
Nëse jeni duke menduar se keni shume gjera për te bere dhe kështu nuk do te keni asnjë hapësirë për ti dedikuar vetes e keni gabim. Te gjeni momente për ti dedikuar vetes tuaj ndihmon për te qartësuar idetë dhe për tu karikuar me energji ne mënyrë qe te jepni me te mirën edhe me te tjerët.
 
3. Ndani rolet
Kur jeni ne zyre jeni njerëz ne karriere ndërsa kur jeni ne shtëpi jeni mike, bija, partnere etj. Te ndani rolet do te thotë te keni zotësinë për te ndare psikologjikisht tema te ndryshme te jetës tuaj pa u influencuar nga asgjë. Me pak fjale problemet lërini ne zyre apo ne te kundërt me problemet e shtëpisë.
 
4. Kërkoni ndihme
Qofte ne momente normaliteti ashtu dhe ne periudha te veçanta kërkoni ndihme njerëzve qe ju rrethojnë. Nuk mund te bëni te gjitha gjerat vetëm ju sepse kështu do te rrezikoni te akumuloni ankth dhe stres te kot për tu pasqyruar me pas ne jetën tuaj private ashtu dhe ne karrierë.
Shfleto artikuj te tjere per: KARRIERA PUNA SEKRETE

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved