Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Gjërat që i duhen me vete një gruaje kudo ta hedhë dita e saj
 
Shperndaje
ikub#: 1710280028
Jeta është gjithmonë e më shumë në nxitim, dhe kjo është një gjë e mirë. Njerëzit më në fund mund të kuptojnë magjinë e te vepruarit në jetë, si faktori kryesor i të qenit i gjallë. Por nëse për një mashkull ky stil është lehtësisht i përballueshëm, për femrat është gjithashtu por që t’ia dalin sa më mirë në këtë nismë ju duhen disa elementë ndihmës.

Krem hidratues. Me një ritëm të tillë dhe pa kremin e duhur për fytyrën tënde ditët nuk do jenë më aq të lehta.

Çantë. Një që të plotësojë sa më shumë kushte, të jetë e rehatshme, stylish dhe të mbajë të gjitha këto gjëra për të cilat po shkruajmë.

Telefonin. Sidomos ato inteligjentë janë një zgjatim i krahut tonë, dhe këtë e dimë fare mirë. Gjatë ditës është i përshtatshëm për të bërë një lundrim të shpejtë në internet, të kërkosh një lokacion apo pse jo të bësh edhe një lojë.

Karikues. Gjëja e parë që bëjmë, kur jemi në lëvizje gjithë ditën, sapo futemi diku ku mund të rrimë të paktën 30 minuta na duhet ta karikojmë atë. Prandaj duhet gjithmonë me vete.

Tablet. Shumë email-eve mund tu përgjigjesh që nga telefoni por disa të tjerë duan të ulesh përpara një ekrani pak më të madh, që ti ngjajë sa më shumë një ekrani të paktën. Kjo është për momentet më zyrtare të punës tënde.

Bllok shënimesh. Shumë gjëra i shkruan në telefon por mos harro, gjërat më të rëndësishme shkruhen gjithmonë me dorë.

Kufje. Ka gjithmonë një moment në ditën tënde, qoftë edhe 10 minuta, që ti do të dëgjosh muzikën tënde të preferuar, sa për tu qetësuar pak.

Rimel. Nuk i dihet kurrë, duhet gjithmonë në çantë, nuk zë as shumë vend.

Syzet e diellit. Një palë që të jenë një ekuilibër i mirë i klasikeve dhe moderneve.

Mentet. Kafeina është një aromë që shpesh ndjejmë dhe duam por nuk mund të shkojmë në asnjë takim me të.

Biskota. Një ushqim i shpejtë, i vogël, ndoshta i bërë në shtëpi. Ditës nuk i dihet kurrë se si shkon.

Pecetat e fytyrës. Pasi ka përfunduar dita dhe ti je ende jashtë, nuk ka asgjë më të mirë për lëkurën tuaj se të pastrosh atë që ka mbledhur gjatë ditës dhe të ripërdorësh hidratuesin edhe një herë. Një ditë e re sapo ka nisur. 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DITA FEMRA KARRIERA PRODUKTE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved