Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Koleksioni i fustaneve të nuseve 2018 Justin Alexander
 
Shperndaje
ikub#: 1711030010
Maison i njohur i modës bridal ka preferuar qe ne koleksionin e 2018 te prezantoje modele unike duke filluar nga fustanet e nuseve ne stilin princeshe prej tyli deri tek krijimet prej mikado apo mëndafshi, nga format pas trupit deri tek ato ne stilin sirene dhe ato asimetrike.
Koleksioni i fustaneve te nuseve 2018 Justin Alexander propozon modele shume te bukura, krijime femërore dhe te rafinuara qe si gjithmonë realizohen ne pëlhura te cilësisë se pare.
Maison i njohur i modës bridal ka preferuar qe ne koleksionin e 2018 te prezantoje modele unike duke filluar nga fustanet e nuseve ne stilin princeshe prej tyli deri tek krijimet prej mikado apo mëndafshi, nga format pas trupit deri tek ato ne stilin sirene dhe ato asimetrike.
 
Fustanet e nuseve ne stilin trapez kane një pamje shume romantike dhe te rafinuar dhe bëjnë pjese ne zemrën e te gjitha koleksioneve te brandeve te specializuar ne kete sektor.
Modelet e fustaneve te nuseve ne stilin princeshe  Justin Alexander propozohen modele voluminoze te kombinuara me një dekolte ne forme V dhe shpatulla te zbuluara.
Shume te bukur janë edhe fustanet e nuseve prej tyli te qëndisura me bust ne forme zemre tërësisht i qëndisur.  Justin Alexander i dedikon një vend edhe fustaneve te nuseve minimal shik.
Modele te thjeshta ne stil dhe te menduara ne versionin me mëngë te gjata ashtu si diktatet e modës sugjerojnë. Fustanet e nuseve ne stilin sirene janë një ëndërr e shume femrave dhe si pasoje nuk mund te mos jene prezent ne çdo koleksion te firmave me te mëdha te botes se modës për nuse. Mbi te gjitha ne sy bien modelet e qëndisura tërësisht prej tyli dhe me bust ne forme zemre.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FUSTAN KOLEKSION NUSE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved