Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Mrekullia në ditët e Egjiptit modern
 
Shperndaje
ikub#: 1711080119
Mrekullia, kjo magji e natyrës apo e perëndive, ka kurjozuar njeriun prej mijëra shekujsh. Çfarë mund ta shpjegojë mrekullinë përveçse ndërhyrja hyjnore. Këto duken se shfaqen në jetën e përditshme, nëpër rrugë, nëpër shtëpi në Egjipt ndërsa ky vend jeton tani ditët e tij moderne.

Fotografi David Degner, i ka dedikuar 7 vite të jetës së tij mrekullive të Egjiptit, që lindin si kërpudha pas shiut, dhe pse kaq të shpeshta mbeten ende të pashpjegueshme. Njerëzit flasin për to në mënyrën më popullore, mes njëri tjetrit. Por për to flet edhe shtypi kombëtar.

Kuptimi i mrekullive që egjiptianët kanë ndryshon shumë nga ai i pjesës tjetër të botës, kryesisht atij kuptimi që feja e krishterë u jep mrekullive.

Mrekullitë duken si një si gjë historike abstrakte, që ndodhin në anën tjetër të botës më shumë sesa diçka që ndodh në përditshmëri.

Në Egjipt, çdo kush është besimtar, i fesë së Krishtere ose asaj Myslimane. Me këtë ndër mend, mrekullive përpiqen t’iu gjenden rrënjët në supersticione, në besimet që ruhen fort ose ndoshta edhe folklorit, varet se kë pyet për to.

Pemë që kullojnë gjak çdo të hënë dhe të premte, ose devetë që kanë shenjën e Perëndisë të vendosur në brinjë ose në thundër që shikohen si të dërguara nga Profeti Muhamed. Të gjitha këto narracione kanë një imazh të qartë të tyre.

Por ajo që kërkonte të kapte, ose edhe të kuptonte Degner, është një pikë ku bota materiale bashkohet me atë qiellore. Ky dimension i tretë shfaqet lakuriq përpara syrit të verbër. Ndoshta është ky mister i pazbulueshëm dot që i bën njerëzit të besojnë dhe të mbajnë fort besimet e tyre. 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BESIM EGJIPTI FE MREKULLITE QYTETERIM

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved