Të ngacmon shefi? Tre skenarë dhe tre këshilla
 
Shperndaje
ikub#: 1711080061
Të ngacmon shefi? Tre skenarë dhe tre këshilla Për psikologet, ne një rast te tillë, dallohen tre tipe skenarësh, dhe ne përputhje me to, ata japin dhe nga një këshillë.
1. Shefi te ngacmomë, ndërsa ti je gati të lesh punën dhe hakmerresh
Në një situatë të tillë, mos harro faktin se ti mund ta hedhësh atë në gjyq për ngacmim seksual, ndaj mundohu të mbledhësh dhe dokumentosh fakte të ngacmimit dhe fundja, bashkë me largimin tënd nga puna le të vuajë edhe ai nëpër gjykata. Por kujdes, gjyqet janë te vështira dhe mund të mos përfundojnë në favorin tënd. Prandaj peshoje mirë dhe nëse atmosfera në punë është bërë e papërballueshme, mbase është mirë thjesht të japësh dorëheqjen.
2. Shefi te ngacmon, dhe ti as nuk do të largohesh, as t’i dorëzohesh
Ne këtë rast kërkohet një qasje më diplomatike. Në vend që të shkosh në zyrën e tij e t’ia përplasësh të gjitha në fytyrë, më mirë qetësohu dhe në një moment të përshtatshëm thuaji atij hapur që të sillet me ty në mënyrë sa më korrekte dhe profesionale pasi kjo sjellje e tij nuk të pëlqen, pra foli atij hapur dhe prerë. Shpesh ndodh qe e kuptojnë dhe largohen...
3 . Shefi te ngacmon dhe ty te pëlqen gjithashtu
Ne këtë rast, duhet të kesh parasysh se një marrëdhënie e tillë nuk është aspak e lehtë ta fshehësh nga sytë e kolegëve. Merri gjerat shtruar dhe mos u nxito, ka shumë mundësi që interesi i tij të mbetet thjesht në rrafshin seksual, asgjë më tepër. Ndaj nuk këshillohet te pëlqesh shefin tënd.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: NGACMIMI SHEFI SKENARE ZYRA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved