Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Fustanet e nuseve Maison Signore koleksioni 2018
 
Shperndaje
ikub#: 1711090071
Për 2018 koleksioni i ri i fustaneve te nuseve është me te vërtet unik.
 
Maison Signore është leader ne prodhimin artizanal te fustaneve te nuseve. Për 2018 koleksioni i ri i fustaneve te nuseve është me te vërtet unik.
Fustane te shkëlqyeshme dhe origjinale do te jene protagoniste te koleksionit 2018. Fustane te krijuara tërësisht nga tyli, mëndafshi dhe organza por te cilat vijnë ne mënyrë shume moderne dhente pazakontë te gërshetuara me qëndisje dhe fjongo.
 
Koleksioni i fustaneve te nuseve Maison Signore 2018 flet për karakteristika te bukura duke filluar nga dekoltetë e thella por shume elegante deri tek detajet e ngjyrave mbi një baze te bardhe pa lënë me pas edhe dizajnët mbi shpine dhe qëndisjet inovative dhe qëndisjet ne krah.
 
Aksesoret e firmës për te kompletuar look-un e nuseve nuk mbeten me pas. Rripa te vegjël, vello, dorashka por edhe aksesor te vegjël e bëjnë siluetën te denje për një princeshe te vërtet.
 
Ngjyra zotëruese është e bardha perfekte për dëshirat dhe shijet e nuseve te ardhshme. Por nuk mungojnë edhe qëndisjet e nuseve vintage por me një rishikim ne stil modern për një look sensual ne te njëjtën kohe.
 
Modelet e fustaneve te nuseve ne stilin sirene alternohen me ato te ngjitur pas trupit. Modelet midi me tyl dhe mëndafsh tregojnë te gjithë bukurinë e fustanit.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FUSTAN KOLEKSION NUSE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved