Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Resorti që ju jep një shërbëtor për t’iu treguar këndin më të mirë për foto
 
Shperndaje
ikub#: 1711090132
Shpesh kthehet në stresuese fakti që kur ikni me pushime ju duhet të bëni fotot më të bukura për ti hedhur në faqen tuaj të Instagramit. Po sikur t’iu themi se ka një Resort në Maldive që vë në dispozicionin tuaj një shërbëtor për t’iu treguar se ku ndodhen këndet më të mira për të marrë sa më shumë nga ai vend.

Sipas ‘The Independent’, Resorti me pesë yje Conrad Hilton, në ishullin Rangali, siguron për të gjithë të ftuarit akses në ‘Shërbëtor-Insta’, që është një rrjet social i përbërë nga anëtarët e stafit të resorit që do iu thonë të ftuarve pikat më të mira në ishull për të bërë një foto fantastike.

Sigurisht që stafi bën edhe guida fizikisht për ti çuar vizitorët në vendin ku duhet ta shkrepin foton, përfshi këtu edhe restorantet apo baret më të mira të ishullit.

Kjo është një mënyrë për t’iu mësuar turistëve sesi të bëjnë foto më të mira dhe të përfshihen njëkohësisht në rrjetet sociale.

Ata ju tregojnë dhe orën e artë, pak para perëndimit dhe pas pak lindjes së diellit, ku drita është ideale. Njëkohësisht ju tregojnë edhe për pozat që janë më të pëlqyera në rrjetet sociale.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FOTOGRAFI RESORT RESTORANT UDHETIM

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved