Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Shërbimi i fundit i TripAdvisor mbron sigurinë e udhëtarëve dhe është i hatashëm
 
Shperndaje
ikub#: 1711100096
TripAdvisor është një nga websitet më të famshëm të udhëtimit, dhe ka shumë shërbime që ofron për klientët e tij, përfshi këtu reviews për hotele të ndryshme, restorante dhe sugjerime për aktivitete të tjera. Po cili është shërbimi i radhës?

Tani, TripAdvisor lajmëron udhëtarët nëse ka pasur ndonjë ngacmim apo përdhunim seksual në hotelin apo resortin që ata po qëndrojnë.

‘Kemi vendosur të fusim një baner të ri me njoftime që do të shfaqet në listën e faqeve të biznesit, nëse një çështje e tillë është ngritur mbi ta. Kjo e konfirmuar pastaj nga burime zyrtare’, ka thënë Tara Lieberman e TripAdvisor. Ka një komitet të brendshëm që do gjykojë nëse shtimi i këtij informacioni është i nevojshëm në situata të ndryshme.

Një informacion i tillë ka dalë që sot, në formën e një baneri të kuq, për shtatë resorte në Meksiko.  

 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: HOTELE SHERBIME SIGURI TRIPADVISOR UDHETAR

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved