Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Mirësevini në tokën ku çdo jetë është e shenjtë
 
Shperndaje
ikub#: 1711110017
Në territorin e Zaguates, Kosta Rika, askush nuk vritet. Çdo qen që vjen pasi ka kaluar peripeci të ndryshme, i vihet një emër dhe fillon për të një jetë e re.

‘Streha e harrakatëve të humbur’ është rreth një orë larg San Jose, streha është e njohur për hapësirën e madhe të tokës tipike malore që strehon në krahët e vet këta qenë, strehën, vendin e kullotave, vizitorë njerëz, punëtor dhe vullnetar.

Pjesa më e madhe e këtyre qenve jepen për adoptim ndërsa vizitorët mund të sjellin me vete qentë e tyre për të lozur me jetimët.

‘Të shikoja qindra qen që vraponin përreth fushave ishte diçka mbresëlënëse për mua. Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë’, ka thënë fotografi që ka bërë edhe fotot, Dan Giannopoulos.

Ai thotë se këta qen ishin miqësor, kurioz dhe të sjellshëm. Një labrador me një këmbë të paralizuar, ka ndejtur për një ditë të tërë pa lëvizur dhe priste Dan të shkëputej nga grupi dhe ti bënte atij një foto. Pastaj kur ky u largua, labradori e ndoqi deri te dera, për ta përcjellë ndërsa fotografi po largohej me një taksi. Dan thotë, ‘Ka shumë kafshë aty jashtë që presin për ty ti japësh përkujdes dhe të të japin shumë më shumë dashuri seç mund të kesh imagjinuar’.

Themeluesit e strehës, bashkëshortët Lya Battle dhe Alvaro Saumset e kanë filluar këtë histori 13 vite më parë, ndërsa merrnin qentë e braktisur në rrugët e San Jose. Kur numri i qenve arriti 100, atëherë ata filluan procesin e shpërnguljes së strehës së tyre jo zyrtare në fermën që ishte në pronësi të gjyshit të Battle.  

Në këtë moment në këtë strehë jetojnë 970 qenë. 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: JETA MBROJTJE QEN STREHE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved