Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Arsyet pse duhet të bëni me patjetër një udhëtim me anije
 
Shperndaje
ikub#: 1711130086
Të planifikosh aventurën e radhës mund të jetë e vështirë. Prandaj ndoshta të zgjedhësh cili vend tropikal, mal apo resort përrallor të shkosh nuk është për ty. Po sikur të gjitha këto ti kombinosh në një udhëtim të vetëm.

Lundrimet në det tani janë bërë të modës, dhe kjo jo pa të drejtë. Këtu ndikon jo vetëm anijet super luksoze që kanë në brendësi të tyre gjithçka që ju duhet por edhe për shkak të destinacioneve të ndryshme dhe magjike që ato përshkojnë duke ndaluar mjaftueshëm kohë sa për të njohur dhe prekur secilin prej tyre.

Por ja disa arsye më shumë.

Anijet gjigante dhe fantastike, është një arsye madhore pse duhet ta provoni me patjetër. Largo ndjenjat e klaustrofobisë apo ndjesinë e të ngecurit në kohë dhe hapësirë dhe përqafo këto anije masive. Të hysh brenda njërës prej tyre do të duket se ke hyrë në një qytet gjigant që lundron në det të hapur. Këto anije kanë pishina, qendra spa, bare dhe restorante.

Dhomat që këto anije të mëdha kanë nuk ngjajnë me kabina por me suita të mirëfillta.

Kuzhina që do të provoni është e jashtëzakonshme, sepse për shkak të numrit të madh të turistëve ndërkombëtar në cilëndo nga këto anije ka një kuzhinë dhe kuzhinier ndërkombëtar.

E mbushur me shfaqje dhe show të jashtëzakonshëm për të kaluar darkat, mes restoranteve dhe clubeve të natës. Gjithmonë nëse nuk dëshironi ti kaloni të gjitha netët duke tretur shikimin në det të hapur ndërsa pi një gotë në kuvertë.

Është një udhëtim që shkon përtej çdo konceptimi të një udhëtimi të bukur. Sepse përmbledh në një të vetëm atë që mund ta bëje në disa udhëtime. 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: AVENTURE LUNDRIM PUSHIME UDHETIM

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved