Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të visheni bukur për një dasmë dimri
 
Shperndaje
ikub#: 1711130012
Sapo mendove që dasmat e verës dhe shator-tetorit mbaruan ja ku vjen edhe një tjetër dimërore, që ndryshe nga dasmat e ngrohta kjo tjetra ka disa sfida më logjike dhe të drejtpërdrejta si temperaturat e ftohta, me raste ngricë.

Dhe pyetja që të vjen natyrshëm është; Po unë çfarë do vesh? Me shumë gjasa ato që ke veshur në dasmat e verës janë të papërshtatshme për në dhjetor. Ja disa këshilla që të dukesh stylish por të qëndrosh gjithashtu ngrohtë.

Baziket

Si fillim të duhet të shohësh parashikimin e motit përpara se të dalësh me fustan të hollë dhe sandale. Prakticiteti është i nevojshëm në një dasmë dimërore. Kjo s’do të thotë që duhet të largohesh nga stili yt apo moda aktuale. Kadifja është një zgjidhje shik dhe e ngrohtë, është sigurisht në modë. Kini parasysh dasmat e dimrit janë më formale se ato të verës apo vjeshtës së hershme.

Koktej

Për një dasmë koktej, është më e këshillueshme të përdorësh një pamje më shik. Kadifja me zbukurime të ndryshme, si qëndisma, është një tendencë e madhe e këtyre kohëve. Mund të përdorësh ngjyrat e çelura, si për shembull një lejla e hapur apo ngjyra e kuqe, me një shpinë të hapur sa për të balancuar pak mëngët e gjata.

Kostum

Nga e eksperienca e fotografëve dasmat e dimrit, duke qenë formale, janë më shumë te ngjyra e bardhë dhe e zezë. Nuk ka asgjë të keqe të përdorësh një fustan klasik të zi, por është gjithmonë argëtuese të luash me mëngë, ngjyra të pasura apo materiale të ndryshme. 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DASMA DIMER FTOHTE MODE VESHJE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved