Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Buqetat e nuseve në trend për 2018
 
Shperndaje
ikub#: 1711140047
Buqeta duke filluar nga stili minimal deri tek ai dark-chic.
Zbuloni se cilat janë tendencat e buqetave te luleve për nuset për 2018. Buqeta duke filluar nga stili minimal deri tek ai dark-chic.
 
1. Buqeta e nuses 2018 e bardhe dhe e thjeshte
Do te jete një must për 2018 buqeta e nuses minimal dhe thjeshte ne ngjyre te bardhe si për shembull një buqete tërësisht me margarita por nëse dëshironi mund ta zgjidhni edhe me trëndafila, tulipan dhe lule te tjera sigurisht ne total white.
 
2. Buqeta e nuses dark-chic
Tërësisht ne te kundërt te stilit minimal por gjithsesi ne tendence janë buqetat e nuseve për 2018 ne stilin dark-chic. Nëse preferoni këtë stil atëherë duhet te synoni për lule ne ngjyre vjollce te erret, te zeza, vishnje te erret etj. Ne te vërtet ky është disi i tepruar por qe ne fakt u pëlqen shume çifteve dhe mesa duket pëlqejnë te zgjedhin një buqete dark.
 
3. Buqetat e nuseve me trëndafila
Shume nuse preferojnë qe buqetën e tyre ta kenë klasike me trëndafila por ka edhe nga ato te cilat preferojnë te miksojne me lule te tjera por gjithmonë baza te mbeten trëndafilat sepse i japin buqetës një pamje elegante.
 
4. Buqeta e nuseve mikse
Duke filluar nga lulet e fushës deri tek gjethet me ngjyra te ndryshme apo lule te shumëllojshme. Buqeta mikse per nuset është kthyer ne një tendence ne rrjetet sociale. Behet fjale për një miks lulesh dhe ngjyrash qe te sjellin ne mendje buqetën klasike te luleve.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BUQETA NUSE TREND

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved