Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Gjithë çfarë nuk dinit për koralet
 
Shperndaje
ikub#: 1711140103
Koralet mund të gjenden në ujërat e oqeanit tropikal në të gjithë botën, po çfarë dimë ne për to dhe për qeniet e vogla, polipet, që i ndërtojnë ato? Dhe pse ujërat sot janë një kërcënim për të ardhmen e ekosistemit të tyre?

Koralet janë kafshë

Pas shfaqjes së tyre të jashtëzakonshme fshihet një kuptim. Koralet janë kafshë, dhe pse duken si bimë me ngjyra ato përbëhen nga kafshë të vogla të quajtura polipe. Madhësia e tyre është nga mikroskopike e deri në madhësinë e një topi basketbolli.

Koralet janë ndërtuese të mëdha

Polipet e koraleve bashkohen, ngjiten me njëra tjetrën, dhe veprojnë e jetojnë si të ishin një organizëm. Ndërsa kolonia rritet me kalimin e qindra dhe mijëra viteve ato bashkohen me koloni të tjera për tu transformuar në shkëmbinj me gjatësi deri në qindra kilometra. Shkëmbi koralor më i madh është në Australi, i quajtur ‘Shkëmbi i Madh Pengues’ që shtrihet gjatë gjithë bregut për rreth 2000 kilometra.

Shkëmbinjtë koralor janë një nga sistemet ekologjike me larmishmërinë më të madhe në tokë

Koralet zënë më shumë se 1% të dyshemesë së oqeanit, dhe është shtëpi për më shumë se 25% të të gjitha krijesave nënujore. Janë mbi 2 milion qenie të ndryshme që e banojnë duke ia kaluar kështu edhe një pylli për larmishmëri. Është një banesë e mirë për peshqit e vegjël duke shërbyer si mbrojtje derisa ata të rriten.

Koralet janë të tejdukshme

Koralet e marrin ngjyrën e tyre nga algat që jetojnë në indet e tyre. Koralet përdorin tentakulat e tyre për të kapur pak ushqim, dhe pjesa më e madhe e ushqimit vjen nga algat që ato strehojnë. Kur koralet stresohen nga polipet apo faktorë të tjerë ato largojnë algat. Ç’ngjyrosja koraleve nxjerr në fakt skeletin e tyre të bardhë.

Koralet janë një dritare te e kaluara

Me rritjen e tyre ato krijojnë shtresa, si ato të pemës, të strukturuara dhe të sakta në varësi të kushteve të oqeanit në kohë të ndryshme. Disa prej këtyre koraleve kanë mijëra me raste edhe miliona vite që rriten. Studiuesit mund ti studiojnë këto për të kuptuar kushtet klimaterike në të cilat ka jetuar toka në të kaluara të largëta.

Fatkeqësisht ndryshimet klimaterike e kanë vënë të ardhmen e këtyre shkëmbinjve në rrezik, bashkë me miliona speciet që jetojnë me to dhe në to, si dhe miliona njerëzve që jetojnë falë peshkimit. Ngrohja e ujërave çon në zbardhjen e tyre duke i lënë të ndjeshme ndaj rreziqeve të tjera.

Nëse vazhdohet në këto kushte, deri në fund të shekullit do të kemi humbur një pjesë të mirë të tyre. 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BUKURI INFORMACIONE KORALET NATYRORE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved