Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Aksesorët më të bukur për flokët e nuseve
 
Shperndaje
ikub#: 1711150097
Ne koleksionet e reja janë prezantuar kurora ne ngjyre te arte te dhe te argjend, me perla, gurë Swarovski etj.
 
Midis aksesoreve për flokët e nuseve kurora dhe rrethi qëndrojnë një klasik gjithmonë shume i dashur. Bizhu ne gjendje për ti dhënë një pamje princeshe dhe sigurisht romantike nuseve ne ditën e tyre te dasmës.
 
 
Modelet për kurorat e nuseve janë te shumta. Ne koleksionet e reja janë prezantuar kurora ne ngjyre te arte te dhe te argjend, me perla, gurë Swarovski etj. 
 
Kurora dhe rrathë për nuse nuk janë shume te ndryshme por ajo qe i diferencon është një detaj shume i vogël. Rrethi nuk është një hark i mbyllur ndërsa kurora po.
 
Kurorat ne ngjyre te arte janë me te përshtatshme për ato nuse te cilat kane flokë biond apo për ato nuse te cilat kane zgjedhur një fustan ne ngjyre shampanje apo te arte.
 
Rrathët ne ngjyre te argjend janë ato te cilat mund te gjenden thuajse ne te gjitha koleksionet e firmave te specializuara. Modele te shumta por ne forma te ndryshme duke filluar nga ato bon ton deri tek versionet me krehër për tu fiksuar ne flokë.
 
Kurorat e nuseve ne ngjyre te bardhe janë perfekte për ti kombinuar me fustane prej tyli, një klasik me stil retro ne versione te ndryshme duke filluar nga perlat deri tek variantet me aplikacione lulesh prej tyli.
 
Kurorat ne stilin vintage janë ne forma te cilat te kujtojnë kurorat mbretërore dhe ne fakt nuk janë shume te zakonshme ne koleksionet me moderne por here pas here kthehet ne mode ne version rrethi.
 
Janë te shumta mundësitë për te kapur flokët e nuseve me kurorë. Nuset me flokë te gjate dhe kurorë mund te zgjedhin një model flokësh te lëshuar me onde apo te mbledhur topuz por edhe flokët gjysme te mbledhur. Modelet e flokëve te nuseve me flokë te shkurtër kane një pamje me trendi.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: AKSESOR FLOKE NUSE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved