Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Disa arsye pse Gjeorgjia nuk do ju ikë nga mendja
 
Shperndaje
ikub#: 1711150078
Gjeorgjia gjithmonë ka qenë një përplasje kulturash duke qenë e rrethuar në kufij me Rusinë dhe Turqinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin, dhe shumë pranë kufijve të Iranit.

Arabët, Rusët dhe Otomanët kanë kaluar të gjithë nëpërmes Rrugës së Mëndafshtë dhe kanë lënë aty shenjat dhe ndikimet e tyre për shumë vite.

Gjeorgjia është një pikë ftuese edhe nga ana gjeografike, me Malet Kaukaz në veri dhe Detin e Zi në perëndim, duke e bërë atë një skenë të mirë edhe të modës gjithashtu.

Kjo republikë është shpallur e pavarur nga Rusia në vitin 1991. Mbetet një shtet i thjeshtë që është ende në procesin e rimëkëmbjes. Nga 1500 vizitorë në vitin 1997 ajo dokumentoi në vitin 2016 një rritje të konsiderueshme, duke kapur shifrat e 6 milion vizitorë.

Po ndërtohet ajo që do të jetë Riveria Gjeorgjiane, ndërsa New York Times e renditi këtë shtet ndër 52 vendet për tu vizituar në vitin 2015. Ndërsa revista Wine Enthusiast e ka këshilluar rajonin e verës Kakheti si një nga ato që duhet vizituar me patjetër.

Tbilisi, kryeqyteti, duket një vend ku takohen  epoka të ndryshme të vendosura në drejtime të ndryshme. Por Bota e Vjetër ndihet më së miri; sheshe madhështore, mure qyteti si dhe kështjella me ndriçim të ndezur. Kështu jetojnë krah për krah, shumë mirë, e kaluara e saj e turbullt me të ardhmen ambicioze. Në arkitekturën e qyteti do të shikoni rrugë më kalldrëme dhe ndërtesa Art Nouveau, një pjesë e tyre e rindërtuara dhe pjesa tjetër në gjendje dëshpëruese. Kishat ortodokse qëndrojnë në krah të strukturave sovjetike moderne dhe të zymta njëkohësisht. Mes të dyjave qëndrojnë ndërtesat e reja plot shkëlqim në përpjekje për të shprehur veten e tyre.

Katedralja e Trinisë së Shenjtë në Tbilisi është e mrekullueshme duket e vjetër por në fakt është ndërtuar në vitet e fundit (1995-2004).  Është katedralja e tretë Ortodokse  për nga gjatësia në botë.

Ndërsa Opera House daton që në vitin 1851...
Një qyet që ka shumë për të ofruar nëse do të bësh një udhëtim dhe ende s’të ka bindur një vend. E ngecur në hapësirë dhe kohë mes erës lindore dhe përpjekjes, jo vetëm për të parë, por të hedhur hapa konkret drejt të ardhmes sa moderne aq edhe perëndimore. 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ART GJEORGJIA HISTORI KULTURE UDHETIM

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved