Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Pse u ndalua të ngjitet ky mal simbol i bukurisë natyrore
 
Shperndaje
ikub#: 1711170117
Bordi i Parkut Kombëtar Australian ka votuar në mënyrë unanime ta mbyllë Uluru, ose ndryshe shkëmbin e kuq, për alpinistët.

Ky gur magjik i kuq është i lokalizuar në zonën e Uluru Kata Tjuta, dhe është një mal i shpallur nga UNESCO Trashëgimi Botërore, në territoret e Australisë Veriore. Ndërsa nga banorët indigjenë, njerëzit Anangu, Uluru konsiderohet e shenjtë.

Ndalimi do të hyj në fuqi në 26 tetor të vitit 2019, pra gati dy vite më pas. Dhe data në vetvete ka një kuptim, lidhet me përvjetorin e 34-ët të vendimit ku qeveria e ktheu këtë mal në pronësi të njerëzve Anangu.

Ky vendim ka kohë që pritej, pasi autoritet lokale i kanë kërkuar vizitorëve të përmbahen, dhe kjo vazhdon për dekada të tëra. Një tabelë në rrëzë të malit shkruan, ‘Ju lutem mos hipni’.  Mbrojtësit e tokës, njerëzit Anangu, kanë shumë kohë që shqetësohen se ngjitja e atij mali do e dëmtojë gurin.

Kryetari i lokalitetit, Sammy Wilson, ka thënë, ‘Është një vend tejet i rëndësishëm, nuk është një kënd lojërash, nuk është Disneyland’.

Uluru është një nga mrekullitë e natyrës, e mbirë aty si nga hiçi. Një mrekulli që strehohet në tokat australiane. Por nuk është kjo e vetmja mrekulli natyrore e Australisë, bashkangjitur do të gjeni një fotogaleri me disa mrekulli të tjera.

 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: AUSTRALI MREKULLI NATYRE ULURU

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved