Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Më në fund një kabinë private brenda zogut metalik
 
Shperndaje
ikub#: 1711200071
Zotëria që gërhin ngjitur me ty, adoleshenti pas teje që dëgjon muzikë të shëmtuar me kufje por që mundet ta dëgjojnë të gjithë, apo qoftë edhe bebja diku në kabinë që qan gjatë gjithë kohës. Duket si film horror. Po sikur t’iu thonim që me një çmim të kripur mund të kesh kabinën tënde personale fluturuese.

Fly Emirates, fundjavën që lamë pas prezantuan suitën private në qiell, diçka totalisht personale për ju. Një hapësirë prej 3.7 metra katrorë, e cila mund të qëndrojë e mbyllur nga e gjithë pjesa tjetër e avionit me anë të një dere rrëshqitëse xhami. Ajo që përfshihet në këtë dhomë është një pamje spektakolare nga dritaret, një bar i vogël që kështu nuk të duhet fare të ndërveprosh me të tjerët nëse nuk dëshiron. Ushqimi juaj do të rrëshqasë nga dritarja e shërbimit, mund të shijosh pijet apo të shohësh filma dhe të shtrihesh në një poltronë me zero gravitet dhe zero kontakt njerëzor.

Këto kabina do të jenë të mundura në fillim të Dhjetorit, në udhëtime nga Dubai në Bruksel dhe Gjenevë. Sa për dijeni bileta kushton 5200$ , ky është çmimi i paqes dhe qetësisë.

 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: AVIONE FLY EMIRATES LUKS PERSONALE SUITE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved