Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Çfarë nuk duhet të vishni në një fluturim
 
Shperndaje
ikub#: 1711210047
Pavarësisht se shpesh ka artikuj që mbulojnë celebrity në aeroporte nuk është gjithmonë e lehtë të kopjosh, dhe pse nuk ka asnjë arsye për të kopjuar, kur vjen puna që jemi ne që duhet të fluturojmë. Çfarë të veshim? Ose më saktë çfarë nuk duhet të veshim.

Stjuartët e udhëtimit kanë dhënë disa këshilla, duke filluar nga baziket. Çfarë nuk duhet të veshim gjatë një udhëtimi me avion. Duhet të evitojmë veshje që mund të rezultojnë të rrezikshme për ne.

Asgjë të ngushtë

Nuk është e këshillueshme asgjë e ngushtë gjatë fluturimit. Fryrja e barkut është një nga problemet kryesore që shkaktohet gjatë një fluturimi, prandaj vishni veshje të rehatshme sidomos rreth belit. Një palë pantallona me bel elastik do të ishte shumë mirë.

Asgjë që ka rrezik të marrë shpejt flakë

Dhe pse shqetësimi juaj i fundit është zjarri, prapë ky është një element që duhet ta merrni në konsideratë kur të visheni. Sigurisht që duhet diçka që është e ngrohtë sepse ju e dini tashmë që brenda në avion temperaturat janë të ulëta. Prandaj shkoni për një pulovër pambuku.

Jo këpucë me taka dhe sandale

Për qëllime sigurie duhet të evitoni çdo takë, apo sheshka, sigurisht për të evituar dhe të ftohtin. Një palë atlete do ishte mirë.

Evitoni bizhuteritë apo çdo aksesorë tjetër metalik.

Mbani rroba shtesë, për shembull një shall kashmiri do të ishte i sugjeruar. Ne e dimë është shumë ftohtë në avion. Për sigurinë dhe rehatinë tuaj duhet të kujdeseni vetë. 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: AVION FLUTURIM KESHILLA PRAKTICITET VESHJE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved