Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Calcata, fshati i magjepsur i shtrigave
 
Shperndaje
ikub#: 1712020067
Calcata është një fshat i ndërtuar mbi një shkëmb në provincën e Viterbo e quajtur ndryshe dhe toka e shtrigave.
Është i njohur si fshati i shtrigave, hipive ose artistëve. Calcata është me të vërtetë një fshat i këndshëm, i cili ka tradita të lashta dhe që duket se del nga një libër fabulash. Është një vend që ndjen erën e magjisë dhe që meriton absolutisht një vizitë, sepse do të jetë në gjendje t'ju lërë pa fjalë. Calcata është një fshat mesjetar në provincën e Viterbo ose vetëm 40 km nga kryeqyteti, Roma. 
I banuar që nga kohët parahistorike, emri i Calcata paraqitet për herë të parë në disa dokumente zyrtare të shekullit VIII. Në vitin 1935, shkëmbi ku ndodhet Calcata u cilësua  i pasigurt për banorët duke i bërë të largoheshin. Në vitet 1960 shkencëtarët vërtetuan se shkëmbi ishte i sigurt duke bërë që ajo të ripopullohej sërish por këtë herë nga artistët rruge, piktorë, hippies, muzikantë dhe aktorë. Shtrigat? Jo, ato kanë mbetur të mbyllura në legjendat e lashta. 
Atmosfera magjike, mesjetare që vijon të ndihet ende, bukuritë e fshatit dhe shtëpive me gurë kanë çuar në shpikjen e legjendave se dikur aty jetonin shtriga. 
 
Në Calcata, izolimi është absolut: ata nuk marrin telefonat celularë, nuk ka rrjete sociale, internet, nuk ka makina dhe lidhja me qytetin behet në këmbë.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: CALCATA ITALI LEGJENDA SHTRIGA TURIZEM

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved