Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si ndryshon marrëdhënia me partnerin pas lindjes së fëmijës
 
Shperndaje
ikub#: 1712210146
Ndonjëherë ndiheni më shumë si bashkëpunëtorë sesa një çift.
1. Thojini lamtumirë fundjavave dembele në gjumë. 
 
Të zgjoheni në orën 10 të mëngjesit? Do të ngelet një legjendë. Tashmë orët e mëngjesit dhe ato të natës zgjuar do të jenë ato që do të përjetoni. Fundjavat nuk janë më vetëm për veten tuaj.
 
2. Takimet apo daljen natën do ju mbarojnë në orën 11 të natës dhe do ju kushtojnë shumë.
 
Nëse planifikoni një darkë jashtë dijeni se do të ktheni shumë herët në shtëpi pasi fëmija do ju kërkojë ose meraku si nënën nuk do ju lë të festoni të qetë. Gjithashtu do të planifikoni të merrni një dado që do të kërkojë para shtesë për orët jashtë pune.
 
3. Marrëdhëniet seksuale do të kthehen nga spontane në të planifikuara.
 
Nuk ka më kohë për ju. Edhe nëse gjendet 1 ose 2 orë do të jeni të rraskapitur, që vetëm dëshirë për intimitet nuk do të keni. Në këtë rast shumica e çifte funksionojnë me skedulim të gjerave, dhe këtu përfshihen edhe marrëdhëniet seksuale.
 
4. Ndonjëherë ndiheni më shumë si bashkëpunëtorë sesa çift.
 
Ndonjëherë, prindërit ndihen sikur po drejtoni një kompani me vetëm dy punonjës, puna e të cilëve është të kujdeset për fëmijët. Është një punë pa lekë që nuk do të përfundojë kurrë, të paktën jo deri sa fëmijët të mbushim moshën madhore, që i thonë 18 vite.
 
5. Ju mund ta urreni ndonjëherë njëri-tjetrin.
 
Ndonjëherë, pesha e prindërimit bën të ndiheni sikur gjithçka që bën partneri juaj është thjesht e gabuar. Kritikat janë të vazhdueshme sa shesh ju urreni gjërat që ato bëjnë.
 
6. Por pastaj herë të tjera, ju e doni njëri-tjetrin edhe më shumë.
 
Të gjithë ju tregojnë se sa do të doni fëmijët tuaj kur të lindin. Por askush nuk përmend mënyrën e ashpër, të zjarrtë dhe të paqëndrueshme që mund ta doni partnerin tuaj, më shumë sesa keni menduar të jetë e mundur. Prindërimi zbulon tipare të panjohur më herët tek partnerët.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: CIFTI FEMIJA MARREDHENIA NDRYSHIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved