Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Çfarë duhet të mësoni nga çiftet që janë prej vitesh në martesë
 
Shperndaje
ikub#: 1712220077
Çiftet e lumtura kur kujtojnë se sa vitet kanë së bashku nuk e besojnë dot se ka kaluar aq shumë kohë.
Sigurisht ato nuk mund të jenë ekspertë të marrëdhënieve, por vitet e tyre të jetesës bashkë, përballimi i shumë situatave si dhe ruajtja e dashurisë edhe pas kaq shumë vitesh i bën ato të nxjerrin disa rregulla kryesore nga kjo lidhje jetëgjatë.
 
1. Asnjëherë mos shkoni në krevat të zemëruar.
 
Mund t'ju duket si klishe, por është një nga gjërat që ndihmon në forcimin e marrëdhënies. Qëllimi nuk është që të mos ziheni kurrë, por ta përballoni atë duke folur dhe komunikuar.
 
2. Përqendrohuni në atë që doni për njëri-tjetrin.
 
Kur fiksoheni dhe përpiqeni që të ndryshoni njëri-tjetrin ashtu siç doni nuk do të arrini asgjëkund. Kjo është një gjë aq toksike për marrëdhënien tuaj duke shkaktuar edhe dhimbje. Përqendrohuni në gjërat që pëlqeni tek ai se sa të fiksoheni tek "gabimet" e tij. Kjo do të ndryshojë dinamikën e marrëdhënies tuaj.
 
3. Kompromisi është pjesë e dashurisë.
 
Sekreti i një marrëdhënieje të lumtur është kompromisi. Kompromisi nuk përfshinë që ju të ndiheni vetëm gjysmë i lumtur, pasi do të ndiheni sikur po privoni vetën nga diçka që vërtet e dëshironi. Po të bëni kompromise për dashurinë dhe të shikoni se gjysma juaj tjetër është i lumtur, kjo do ta bëjë situatën më të përballueshme dhe më të lehtë. Kompromisi duhet ti bëjë të dy partnerët të ndihen mirë.
 
4. Mësoni gjuhën e dashurisë me njëri-tjetrin
 
Secili ka mënyrën e tij për të shprehur ndjenjat dhe dashurinë. Çdo njeri ka gjuhë të ndryshme të dashurisë, dikush me dhurata, dikush me fjale, dikush me ledhatime, prandaj është e rëndësishme të mësoni gjuhën e njëri-tjetrit. Vetëm në këtë mënyrë do të dini si ti shprehini ndjenjat në mënyrën e duhur dhe të lidheni më shumë.
 
5.Qëndrioni vetvetja
 
Vetëm kur ju shprehni vlerat dhe tiparet tuaja autentike duke qëndruar vetvetja jeni në gjendje të dashuroni plotësisht. Kur ndani zemrën me një person tjetër, u jepni atyre mundësinë të bien në dashuri me ju. Njohja e njëri-tjetrit në këtë nivel më të thellë ju bën që të bini thellë në dashuri dhe ju forcon si individë dhe si çift.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DASHURIA KESHILLA LUMTUR MARTESA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved