Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Gjërat që duhet të vlerësoni kur ju duhet të blini shtëpi
 
Shperndaje
ikub#: 1712280026
Kështu pas kujdesit qe duhet te tregoni ne përgjithësi ka dhe disa këshilla te cilat është mire ti keni ne mendje para se te blini shtëpi.
Pak zgjedhje ne jete kërkojnë një doze vëmendje siç është ajo për te blere shtëpi. Kështu pas kujdesit qe duhet te tregoni ne përgjithësi ka dhe disa këshilla te cilat është mire ti keni ne mendje para se te blini shtëpi.
1. Sipërfaqe e shkelur
Cilat janë nevojat reale qe shtëpia juaj duhet te ketë? Gjeja e pare qe duhet te vëreni dhe vlerësoni është sipërfaqja e shkelur apo reale e shtëpisë qe dëshironi te blini. Mos hezitoni te vërtetoni dhe kontrolloni se te dhënat e treguara përputhen edhe ne realitet me hapësirën e shtëpisë.
 
2. Ekspozimi dhe ndriçimi natyral
Ka disa gjera te cilat mund ti modifikoni ne shtëpi por te tjera te cilat nuk mund te ndryshojnë. Përveç përmasave, ekspozimi i shtëpisë bën pjese tek gjerat e pandryshueshme. Kështu është mire qe shtëpinë ta vlerësoni ne disa orare te ndryshme te ditës, për me tepër duhet te vlerësoni ndriçimin natyral dhe qarkullimin e ajrit. Ne planimetri verifikoni parashikoni se cilat do te jene zonat me te ngrohta apo te me te ftohta stine pas stine.
 
3. Impiante dhe normativa
Mbi te gjitha ne rastet kur shtëpia mund te ketë qene e banuar edhe me pare nga familje ju duhet te vlerësoni me kujdes pjesët e tjera ne shtëpi siç janë hidro-sanitaret, elektriket apo çdo gjë tjetër qe ka te beje me teknologjinë me ane te një specialisti. Një këshillë është te kërkoni dokumentacionin e referimit ne mënyrë qe te verifikoni normativat.
 
4. Dyert
Dyert ne shtëpi nuk janë diçka te parëndësishme mbi te gjitha nëse behet fjale për rikonstruktim. Kështu tregohuni te kujdesshëm ne momentin e blerjes dhe te kontrolloni gjendjen e tyre aktuale ne mënyrë qe te evitoni surpriza te këqija.
 
5. Hapësira te jashtme
Një kopsht i vogël, një tarrace apo verandë etj janë te gjitha vlera qe duhet ti shtoni ne sipërfaqen e disponueshme. Edhe ne këtë rast bëni kujdes për gjendjen e tyre te përgjithshme.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BLERJA SHTEPI VLERESIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved